Kronika

Vdekja e 45-vjeçares në Pogradec – Fqinjët: Vinte erë e keqe nga banesa, njoftuam policinë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:51 - 26/09/20 |
mapo.al

Zbardhen të tjera detaje nga vdekja e 45-vjeçares Maria Markovska në Pogradec. Burime nga blutë e qytetit, raportojnë se gruaja, është gjetur pa shenja dhune, ndërsa dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale disa ditë më parë.


Viktima, jetonte në banesë me vajzën e saj, 9 vjeçe e cila vuan nga paaftësi fizike. E mitura, ndodhet aktualisht në Pediatrinë e qytetit nën kujdesin mjekësor.


Trupi i viktimës, është dërguar në morgun e spitalit dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar saktësisht shkaqet e vdekjes.



45-vjeçarja, mësohet se një muaj më parë kishte humbur bashkëshortin. Ndërsa sa i përket të miturës, Policia raporton se u gjet e paushqyer për më shumë se 24 orë dhe e frikësuar.


Fqinjët e viktimës, shprehen se kjo e fundit njihej si një zonjë e qetë. Më tej, ata shtojnë se gjendja e saj u rëndua pasi humbi bashkëshortin. Një tjetër fqinj, thotë se nga banesa e gruas në fjalë, vinte erë e keqe dhe prej ditësh nuk e kanë parë të dilte.


‘Ishte një grua e mirë, të shoqin e kishte nga Maqedonia dhe ishin transferuar këtu. Këtu e kam gjetur. Komshinjtë kanë lajmëruar policinë. Kishte erë nga shtëpia e saj dhe s’e kishin parë të dilte.’-shprehet një prej banorëve të zonës.

LEXO EDHE: 

Detaje nga vdekja e gruas në banesë – E bija me aftësi ndryshe, 24 orë pa ushqim


Etiketa: , ,

Pas