Trupi i pajetë i një 76-vjeçari është gjetur një ditë më parë nga policia në Sukth. Sipas informacioneve paraprake, Gj.N., dyshohet të jetë vetëvrarë me armë gjahu.
Motivet e kësaj ngjarje janë ende të paqarta, ndërsa policia nëpërmjet një njoftimi zyrtar, bën me dije se vijojnë hetimet lidhur me vdekjen e të moshuarit.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 22.08.2020, rreth orës 20:20, në fshatin Katund Sukth, është gjetur në banesë, dyshohet i vetvrarë me armë gjahu shtetasi Gj.N., 76 vjeç. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për dokumentimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes./Mapo.al/