Arabia Saudite ka fajësuar vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi bazuar në një “operacion mashtrues”, duke dhënë një shpjegim të ri për një akt që ka nxitur një protestë globale.
BBC njofton se Ministri i Jashtëm Adel al-Jubeir i tha Fox News se “vrasja” kishte qenë një “gabim i jashtëzakonshëm” duke mohuar se princi i kurorës e kishte urdhëruar atë.
Gazetari u pa për herë të fundit duke hyrë në konsullatën saudite në Stamboll ne fillim te tetorit.
Sauditët, te gjendur nën presion të madh për të shpjeguar vendndodhjen e gazetarit, kanë ofruar shpjegime apo te dhena kundërthënëse.
Ata fillimisht thanë se gazetari e kishte lënë ndërtesën më 2 tetor, por të premten pranuan për herë të parë se ai kishte vdekur… Ky pretendim plotësoi skepticizmin e përhapur.