Aktualitet

Vdekja e ish-sekretarit amerikan, Basha: Njerëzit si ai, na kanë qëndruar pranë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:28 - 18/10/21 |
mapo.al

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të Colin Powell, ish sekretari amerikan i parë i shtetit, me ngjyrë. Basha shkruan se personalitetet si ai janë arsyeja pse shqiptarët kanë marrëdhënie të veçanta me SHBA.






Nëse ndokush pyet se pse ne shqiptarët kemi marrëdhënie te veçanta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përgjigjja janë personalitetet si Colin Powell. Në këtë botë të madhe, shpeshherë të pasigurt për fatet e shteteve, kombi ynë ka gjetur përkrahje nga ky vend i madh dhe nga njerëzit e mëdhenj si Colin Poëell, që në momente përcaktuese për ne, na kanë qëndruar pranë, në sfida që pa ta, do të ishin të pakapërcyeshme.


‘Ndaj, në këtë ditë të trishtë të ndarjes nga jeta të gjeneralit, ish-Sekretar i Shtetit të SHBA-ve dhe kryetarit të Udhëheqësve Ushtarakë, Colin Powell, ne nderojmë me respekt dhe mirënjohje figurën e tij, duke i shprehur ngushëllimet familjes, miqve, bashkëpunëtorëve të tij dhe popullit amerikan. U prehtë në paqe!”, shkruan Basha.

Lexo edhe :  Dita e Flamurit/ Demokratët me në krye Bashën, homazhe te Monumenti i Nënës Shqipëri






1







Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas