Aktualitet

5 ditë i bllokuar, ekspertiza: Minatori në Bulqizë vdiq nga asfiksia














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:11 - 21/09/21 |
mapo.al

Pas më shumë se pesë ditë kërkimesh, u gjet trupi i pajetë i minatorit Muharrem Plaku, i cili mbeti në galeri mesditën e 15 shtatorit pas shembjes së një masivi dheu.






Pavarësisht përpjekjeve të ekipeve të shpëtimit dhe shpresës së familjarëve se mund të jetë gjallë, 61-vjeçari u nxor pajetë nga nëntoka gjatë orëve të natës së hënë. Incidenti tragjik u regjistrua në galeritë e kompanisë “Kaduretex”, që operon në Zonën e Parë krommbajtëse të Bulqizës.


Prej asaj dite dhe në vazhdim, minatorë të galerisë ku ndodhi aksidenti, dhjetëra të tjerë nga galeritë fqinje dhe ekipet e shpëtimit të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera, AKSEM, punuan për të gjetur teknikun.







Mësohet se janë larguar më shumë se 300 tonë materiale të ndryshme, krom, gurë dhe dhera derisa është gjetur minatori Plaku. Megjithëse në kushte mjaft të vështira është punuar me intensitet të lartë.



Kjo është hera e parë që në galeritë e Bulqizës, procesi për nxjerrjen e minatorit që humbi jetën zgjat kaq gjatë në kohë. Duhet theksuar se është dashur të largohen tonelata inerte dhe të punohet në kushte tejet të vështira.



“Në vijim të ngjarjes së ndodhur me datë 15.09.2021, ku si pasojë e shembjes së një masivi materiali (minerali e inerte), mbeti i bllokuar në një galeri kromi shtetasi Muharrem Plaku, 60 vjeç, pas disa ditësh pune të pandërprerë për pastrimin e galerisë, rreth orës 23.50, datë 19.09.2021, u bë e mundur gjetja e trupit dhe nxjerrja e tij nga galeria”, bëri me dije Policia.

Lexo edhe :  Pas 6 ditë kërkimesh, gjendet i pajetë minatori 61-vjeçar në Bulqizë

Ekspertiza mjekoligjore
Pas nxjerrjes nga galeritë të minatorit Muharrem Plaku, trupi i pajetë është dërguar për ekspertizë mjekoligjore pranë Spitalit të Bulqizës.

Sipas ekspertizës, vdekja e 60-vjeçarit ka ardhur si pasojë e asfiksisë, që do të thotë për shkak të mungesës së oksigjenit në galerinë ku ndodhi tragjedia. Më pas, trupi u është dhënë familjarëve për të kryer ritet e fundit mortore.

Arrestimet
Policia dhe Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Dibër ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

Janë marrë në pyetje drejtuesit e subjektit minerar, si dhe janë sekuestruar dokumente që kanë të bëjnë me sigurimin teknik, trajnimin e punonjësve, sigurimet shoqërore, etj. Gjatë ditës së djeshme, ka përfunduar në pranga Veli Losha, drejtuesi teknik i minierës.

“Për ngjarjen e mësipërme është ndaluar nga Policia drejtuesi teknik i një subjekti minerar, si dhe është proceduar penalisht në gjendje të lirë tekniku i subjektit minerar.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u bë ndalimi i shtetasit Veli Losha 61 vjeç, banues në Bulqizë, (me detyrë drejtues teknik), si dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Saba Hasani, 54 vjeç, banues në Bulqizë, (me detyrë teknik miniere), për veprën penale ‘Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë’.

Shtetasit e lartpërmendur kanë pasur detyrimin ligjor për kontrollin e vazhdueshëm të gjendjes teknike të galerisë, ku si pasojë e neglizhencës së tyre, mesditën e datës 15.09.2021, në një nga nën katet e një subjekti minerar, është shembur një masiv materiali dhe për pasojë ka humbur jetën 60-vjeçari”, sqaroi Policia.

20


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas