Kryesore

Vdekja e papritur, FSHF shpreh ngushëllime, ja kush ishte Maradona e shqiptarëve








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:57 - 09/06/18 |
mapo.al

Pas vdekjes tronditëse të presidentit të Federatës Kosovare të Futbollit, Fadel Vokrri, ka reaguar edhe FSHF. Nëpërmjet një letre të bërë publike në faqen zyrtare, FSHF i shpreh ngushëllime gjithë popullit kosovar për ndarjen nga jeta të legjendës Vokrri.


JA LETRA NGUSHËLLUESE E FSHF-së:


Federata Shqiptare e Futbollit ndihet thellësisht e tronditur dhe e shokuar nga ndarja e parakohëshme nga jeta e mikut, dhe kolegut të saj, kreut të Federatës së Futbollit të Kosovës, z.Fadil Vokrri.
Në emër të Presidentit të FSHF-së, z.Armand Duka, sekretarit të përgjithshëm z.Ilir Shulku, si edhe të gjithë anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, komuniteti i Futbollit në Shqipëri përcjell ngushëllimet më të thella e më të sinqerta për familjen, të afërmit, miqtë, spordashësit dhe mbarë qytetarët e Kosovës për këtë ndarje tragjike e të parakohëshme nga jeta të zotit Vokrri, që vuri gjithcka në dispozicion të rritjes dhe zhvillimit të Futbollit në Kosovë.
Kontributi i Presidentit Vokrri do të mbahet mend shumë gjatë për angazhimin e tij maksimal dhe gjithpërfshirës në drejtim të ngritjes dhe përfaqësimit ndërkombëtar të Kosovës dhe Futbollit të saj, në Europë dhe në Botë.
FSHF është e bindur që fizionomia dhe idetë e tij për progresin e Futbollit të Kosovës, në rang kombëtar dhe ndërkombëtar do të ndiqen dhe elaborohen ndër vite nga brezat dhe kolegët e FFK-së.
Ndarja e tij e parakohëshme nga jeta mbetet një humbje shumë e madhe për futbollin kosovar, por edhe për të gjitha trevat shqipfolëse anembanë botës.



Lamtumirë miku ynë Fadil!
Shpirti yt u prehtë në paqe!


Lexo edhe :  FSHF, letër KOKSH-it: Thirrja e Asambleve, e jashtëligjshme (DOKUMENTI)

Kush ishte Maradona e shqiptarëve


Fadil Vokrri, presidenti i Federatës Kosovare të Futbollit, ndërroi jetë sot papritur, pas një ataku kardiak. Ai konsiderohet njeriu më me miritën më të madhe për hapjen e dyerve drejt anëtarësimit të Kosovës në dy shtëpitë e futbollit, atij europian dhe botëror – UEFA dhe FIFA.

I lindur në Podujevë, Fadil Vokrri njihej edhe si Diego Maradona shqiptar, për shkak të mënyrës si lëvizte dhe forcës me të cilën gjuante. Idhulli i të gjithë shqiptarëve të Kosovës, Vokrri shkëlqeu me FC Prishtina, duke regjistruar madje disa paraqitje për përfaqësuesen e Jugosllavisë.

Pikën kulmore në fanellën kaltërebardh Vokrri dhe yjet tjerë shqiptarë e arritën kur e mposhtën Yllin e Kuq të Beogradit në shtëpinë e vet, në Marakana. Karrierën Vokrri e pati nisur tek KF Llapi, për të kaluar në Prishtinë në vitet e 80-ta të shekullit të kaluar – për të cilën skuadër në 172 paraqitje shënoi 55 gola.

Pastaj ai u transferua tek Partizani i Beogradit ku në 55 paraqitje arriti ta tundë plot 15 herë rrjetën kundërshtare. Fadil Vokrri ishte ndër të parët shqiptarë që arriti ta çelte derën për të luajtur në skuadrat e huaja, duke luajtur për Nimes dhe Fenerbahçe.

Ai ishte i preferuari i tifozëve të skuadrës turke, por shkëlqimin që e pati arritur tek Prishtina dhe Partizani nuk mund ta shfaqë asnjëherë në tokën turke. Në shkurt të vitit 2008 ai u zgjodh president i Federatës të Futbollit të Kosovës, me mandat katërvjeçar.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas