Aktualitet

Vdekja e sirianit në Durrës, dyshohet se e vranë pasi e grabitën, flinte te ‘Vollga’





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:58 - 02/06/20 |
mapo.al

20- vjeçari sirian i cili u gjet sot i vdekur në Durrës dyshohet se është vrarë. Policia po heton pistën e grabitjes pasi dyshohet se atij i kanë marrë 1 mijë-2 mijë euro dhe gjatë përleshjes me grabitësit e kanë goditur me mjete prerëse të forta.


Ai strehohej gjatë pandemisë në ndërtesën e braktisur tek ish-hotel ”Vollga” teksa shoqërohej nga 3 shokë të tjerë.



Emigranti jetonte me lekët që i falnin qytetarët në Durrës. Atij i janë gjetur shenja në trup çka tregon se ose është dhunuar me sende të forta, ose është goditur nga një automjet.


Do pyeten shokët e tij, por edhe disa persona që dyshohet se konsumonin lëndë narkotike tek ish hotel “Vollga”.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas