Aktualitet

Vdekja e Skënder Kurtit/ Ministria e Shëndetësisë: Ishte në gjendje të rëndë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:14 - 05/04/20 |
mapo.al

Ministria e Shëndetësisë, nëpërmjet një njoftimi për mediat, ka zbardhur të tjera detaje në lidhje me vdekjen e ish-trajnerit të boksit Skënder Kurti, si pasojë e Covid-19. MSH deklaron se më herët 61-vjeçari nga Tirana pësoi vdekje klinike dhe prej disa ditësh gjendja e tij ishte rënduar së tepërmi.


“Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve të Spitalit Infektiv në terapinë intensive, 61-vjeçari që vuante nga hipertensioni, nuk ia ka dalë të mbijetojë.”-bën me dije MSH.


Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:


Ka ndërruar jetë sot në spitalin infektiv 61-vjeçari me inicialet S.K., i shtruar prej 20 ditësh në spital, në gjendje të rëndë, i intubuar. Më herët 61-vjeçari nga Tirana pësoi vdekje klinike dhe prej disa ditësh gjendja e tij ishte rënduar së tepërmi.


Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve të Spitalit Infektiv në terapinë intensive, 61-vjeçari që vuante nga hipertensioni, nuk ia ka dalë të mbijetojë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit. Ministria e Shëndetësisë i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Është po kaq e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19.

LEXO EDHE: 

Humbi jetën nga COVID-19/ Kush ishte Skënder Kurti, boksieri dhe ish-tranjeri i famshëm


Etiketa: , , ,

Pas