Aktualitet

Vdekja e të resë pas lindjes, Policia: Po kryhet ekspertiza














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:07 - 06/07/21 |
mapo.al

Policia e Durrësit ka reaguar zyrtarisht në lidhje me vdekjen e të resë Ardita Muça, 5 ditë pas lindjes.






Policia bën me dije se dje, 29-vjeçarja ka mbërritur pa shenja jete në spitalin e Durrësit.


Blutë e qytetit bregdetar njoftojnë se trupi i viktimës ndodhet në morgun e spitalit për t’iu nënshtruar ekspertizës mejko-ligjore.







Lidhur me rastin, kanë reaguar edhe familjarët të cilët akuzojnë bluzat e bardha për vdekjen e të resë.




Ata shprehen se ambulanca ka mbërritur me vonesë dhe pa pajisjet e duhura ndërsa shtojnë se kanë denoncuar mjekët në polici.



Njoftimi i Policisë së Durrësit
Më datë 05.07.2021, rreth orës 20:00, jemi njoftuar se ka mbërritur pa shenja jete në spitalin rajonal Durrës shtetësja A. H., 29 vjeçe, banuese në Shkallnur.

Trupi i viktimës ndodhet në morgun e spitalit për t’iu nënshtruar një ekspertize mjeko ligjore më të specializuar

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.

LEXO EDHE:

E reja nga Durrësi ndërron jetë 5 ditë pas lindjes, familjarët akuza mjekëve

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas