Mapo Letrare

Vdekja në pus






               Publikuar në : 15:45 - 07/09/19 |
Nga Dante Maffia

Nga Dante Maffia


Ai dhe gruaja e tij kishin punuar, në muajt e fundit, pa pushuar edhe të dielën .Nga agimi deri në muzg, pa ndërprerje, dhe kështu ata kishin arritur të vinin  mënjanë një grushte kursimesh për të mbijetuar në muajt në vijim(  më pas), pikërishtë nga  janari deri  në maj , kur fushat duken të vdekura dhe pemët nuk japin fryte.

Një ditë , befas, gruaja e tij vdiq. Ai e thirri atë në mes të natës, me një klithmë të hatashme tek u shpërnda  rreth e rrotull si një shkrepëtim .

Ai shtrëngoi  dhëmbët, gjakosi  buzët, goditi veten  disa herë duke u ankuar si bisha e plagosur që  kish humbur drejtimin e foles(shpellës).

Gjatë funeralit hajdutët zbrazën shtëpinë e tij: tre kanaçe vaji, ullinj turshi,  djathëra, dy proshutë, grurë, qiqra dhe speca. Qeni i tij e vranë dhe në kafazin e  pulave  nuk kishin lënë  asnjë zog.

Sapo hyri në shtëpi e kuptoi se çfarë kishte ndodhur.Ai hodhi sytë përreth dhe nuk tha asnjë grimë fjalë.Edhe kur të afërmit dhe fqinjët e përshëndetën, ai ishte i kënaqur që ata u larguan më pas,  nuk mund të duronte më  fjalët  e tyre boshe, frazat që ai kishte dëgjuar dhe ndjerë në çdo fund të çdo varrimi.

Natënnuk vuri  gjumi në sy. Shpesh ai i ishte ankuar asaj që shtrati ishte shumë i ngushtë, se herët a vonë duhej të blinte një të ri, ai i besonte në të korrave(korriet) të ardhshme për ta blerë atë. Por tani iu duk një shtrat i madh, një fushë(betej) luftrash.

Sa gjëra i erdhën në mendje: herën e parë që e solli  në hambar ,ajo u drodh si gjethe, koha kur ajo tha se ndjehej qesharake kur kishin shkuar një vizitë në shtëpinë e kryetarit ,sepse ajo nuk e dinte se çfarë ishte kafeja, dhe e shikonte  atë duke pritur se çfarë të bënte.

Ajo ishte e hijshme për çdo gjë, gatuante supat më të mira me fasule, bënte sallamet  si askush tjetër, konserva, reçelet, turshi, gjizrat(gjizat). Dhe ajo kurrë nuk  ishte dashuruar përsëri. E ëmbël  si një fëmijë, e bindur, e sjellshme dhe e përkulur. Si gratë e vërteta të së kaluarës, jo këto të tanishme që nuk mund të ndezin edhe një zjarr në vatër.

I shkuan ndër mënd   ditëtët e  gjata të të  kaluarës, ai nuk po kuptonte nëse ata kishin qenë mendime apo dëshira apo me të vërtetë fakte të rëna.Jeta e tyre kishte qenë aq e plotë sa një vezë e mbushur, e kaq shumë ngjarje(ndodhira) që po shtrëngonin dhe kërkonin të mbeteshin të  gjalla. Ata kurrë nuk ishin mërzitur.I kujtohej kur kishin  qenë së bashku në një mbrëmje te një shenjtori mbrojtës, dikur ata kishin shkuar në Sanctuary të Madonna del Pettoruto, dhe ajo i kishte qenë mirënjohëse asaj si një fëmijë i cili ishte i mbushur me lodra të mrekullueshme. Por gjëja e çuditshme ishte që tani, mijëra e mijëra imazhe dhe fraza që kanë të bëjnë me një pemë të lulëzuar, çorape për të arnosur, verën që duhet përshkuar, fasulet e gatuara mirë, sallatën e shijshme! Ja çfarë po mendonte këto andralla dhe ajo tashmë kishte ikur,vdekur për gjithënjë. Ai ishte një cjap, ai e dinte, një cjap i vjetër  i mbyllur i gjithi në rrethin e tij, të gjërave të varfëra që, megjithatë, e shtrënguan atë sërishtë,  i shtrydhi zemrën sa nuk mundi të mërrte më frymë.

Në agun  e parë të ditës, ai u ngrit dhe ngrohu veten pak qumësht.Mori  frymë me vështirësi, por shtrëngoi kovën dhe shkoi te pusi për të nxjerrë ujë.Nuk ishte një pus i thellë, ishte një hedhje guri nga shtëpia dhe në kohë të trazuara ishte si një burim pa të cilin edhe borziloku do të thahej.

Ai hoqi mbrojtjen e drurit nga goja e pusit dhe zhyti kovën. Ndërkohë shikoi shndritjen e ujit dhe dukej se dëgjonte zërin e tij, një ftesë, një thirrje.Për të pastruar nga mendja atë lloj gumëzhitjeje që e bëri atë të ndjehet edhe më e dobët,  fërkoi sytë, sikur t’i kishte përplasur me një grushtë mizash . Por ato menjëherë u zhvendosën në kokë dhe filluan ta ngacmojnë, për ta shtyrë drejt një vendi më të errët, në fund të së cilës ajo ishte ulur në një kolltuk prej kadifeje të bardhë, ashtu si ajo e Peshkopit, të  cilin kishte parë një herë  kur shkoi në Curia për një çertifikatë.

Dhe pse shkoi te Peshkopi për një çertifikatë? Ai nuk e mbante mend këtë, në fakt ai nuk mbante mend asgjë, tani dhe koka e tij po rrotullohej si një shakullimë(grep peshkimi) … Oh Zot, koka e tij dukej se kishte dalë nga trupi i tij dhe u la vetëm.

Sakaq ai  rrëshqiti dhe ra në pus. Koka  u mbërthye(u ngul) në fund të baltës dhe ai qëndroi me këmbët lart. Për disa sekonda i lëvizi ato dhe i dukej sikur po kërkonte ndihmë, por si një shkëndi  ndjeu shijen e baltës në mes të zemrës së tij dhe ai nuk mbante mend më se ajo kishte vdekur.

Perkthimi ne gjuhen shqipe Anila Dahriu


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas