Tiranë – Zbardhen detaje të reja nga aksidenti tragjik që i mori jetën një 10-vjeçareje në rrugën “Njazi Meka”.
E mitura me inicialet A.P. mendohet se ka dalë para automjetit, dhe se ndodhej pranë banesës së saj. Gjithashtu mësohet se vogëlushja jetonte me të atin, pasi prindërit i kishte të divorcuar.
Sikundër mund të shihet në pamjet e siguruara nga ABC, aksidenti i rëndë ka ndodhur në një rrugë të ngushtë, ku mungon trotuari.
Drejtuesi i mjetit që ka përplasur për vdekje 10-vjeçaren, ndodhet për veprime të mëtejshme në komisariatin e Policisë nr.4.
Rrethanat e aksidentit mbeten ndërkohë të paqarta, ndonëse grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje për sqarimin e tyre.
LEXO EDHE:
Aksident tragjik në Tiranë – Makina përplas për vdekje 10 vjeçaren
Etiketa: aksidenti tragjik, makina perplas per vdekjen 10 vjecaren, tirane