Mijëra vetë mes tyre dhe Kryeministri i Irakut Adel Abdel Mahdi, morën pjesë të shtunën në ceremoninë e varrimit të gjeneralit iranian Qassem Soleimani, komandantit irakian Abu Mahdi al-Muhandis si dhe tetë udhëheqësve ushtarakë irakenë që u vranë të premten nga një sulm ajror amerikan në aeroportin e Bagdadit.
Objektiv i sulmit ishte gjenerali iranian Soleimani. Presidenti Donald Trump tha se ai e pati urdhëruar sulmin për të ndaluar një sulm të afërt që Soleimani kishte planifikuar të kryente ndaj amerikanëve në rajon.
Shumë nga personat që morën pjesë në ceremoninë e varrimit të së shtunës ishin veshur me të zeza dhe mbanin flamuj irakenë e të militantëve të mbështetur nga Irani. Disa prej tyre thërrisnin “vdekje Amerikës”.
Irani ka premtuar se do të hakmerret lidhur me vrasjen e gjeneralit, çfarë ka nxitur thirrjet për vetëpërmbajtje nga udhëheqësit botërorë të cilët i druhen shpërthimit të luftës në rajon.
Presidenti Trump tha se ai e urdhëroi sulmin që të ndalonte një luftë dhe jo për të niste një të tillë, siç u shpreh ai.
SHBA-ja i ka hedhur poshtë njoftimet se forcat e saj kanë kryer të tjera sulme ajrore pas atij të së premtes ku u vra Qassem Soleimani.
Uashingtoni ka mbyllur ambasadën në Bagdad dhe ka urdhëruar qytetarët amerikanë të largohen nga vendi.
LEXO EDHE:
Udhëhiqej nga Soleimani/ Çfarë përfaqëson Garda Revolucionare e Iranit?