Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka reaguar pas konferencës së paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama, lidhur me shifrat e vdekjeve nga koronavirusi.
Basha hodhi akuza dy ditë më parë se qeveria ka fshehur shifrat e të vdekurve. Sipas Bashës, shqiptarët kanë nevojë për një qeveri që punon për ta dhe nuk merret me gënjeshtra natë e ditë.
Postimi në Twitter
Pasi denoncimit të fakteve se gënjeu për numrin e viktimave të Covid-19, Ramës ju deshën dy ditë për t’u përgjigjur.
Dy ditë përpjekje për të manipuluar faktet dhe për të fshehur të vërtetën që pamë të gjithë.E ka kot sepse askush nuk i beson më! Kush gënjen për një çështje kaq të ndjeshme, gënjen për gjithçka.
Shqiptarët kanë nevojë për një qeveri që punon për ta dhe nuk merret me gënjeshtra natë e ditë.