Kronika

Vdes 37-vjeçari në Dibër, dyshohet nga COVID-19





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:35 - 12/05/20 |
mapo.al

Një 37 vjeçar i cili vuante edhe nga disa sëmundje të rënda ka ndërruar jetë pasditën e së hënës në spitalin Rajonal të Dibrës.


Burime pranë këtij spitali thanë se është dyshuar që 37-vjeçari të ketë qenë i prekur edhe me Covid-19.


Nisur nga kjo drejtues të spitalit Rajonal Peshkopi dhe ato të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Dibër, i kanë marrë tampon 37 vjeçarit.


Institucionet shëndetësore në Dibër janë në pritje të përgjigjes së analizave për të vijuar më tej me procesin e nevojshëm, ku nëse do të rezultojë pozitiv do të gjurmohen kontaktet e tij.




CLOSE
CLOSE
Pas