ShowBizz

Aktorja vdes gjatë xhirimeve/ Gjobiten producentët e filmit “Deadpool 2”





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:32 - 08/05/20 |
mapo.al

Producentët e filmit “Deadpool 2” u janë gjobitur me 289.562 dollarë për mos sigurimin e një vendi pune të sigurt për aktoren Joi Harris. Aktorja vdiq në një përplasje me motorr në filmin që po xhirohej në Vancouver në gusht të vitit 2017.



Gjoba u vendos për TCF Vancouver Productions LTD nga WorkSafeBC, ekuivalenti amerikan i OSHA. Harris, e cila po kryente marifetet e tij të aktrimit gjatë xhirimeve, u vra kur u nxor nga motori dhe u rrëzua nëpër dritaren e qelqit të një ndërtese aty pranë. Xhirimet u ndaluan menjëherë pas ngjarjes.


See the source image


Qëllimi kryesor i një ndëshkimi administrativ është të motivojë punëdhënësin që të marrë ndëshkimin – dhe punëdhënësit e tjerë – të respektojnë kërkesat e shëndetit dhe sigurisë në punë dhe të mbajnë vendet e tyre të sigurta”, tha agjensia sot.

Para se të bashkohej me ekipin e filmit “Deadpool 2”, Harris ishte gruaja e parë afrikano-amerikane e licencuar të konkurronte në mënyrë aktive në garat e Shoqatës Amerikane të Motorciklistëve. Ajo ishte 32 vjeçe kur vdiq.

See the source image


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas