Në një familje në Itali, ka ndohur një tragjedi e rendë ku një fëmijë 5 muajsh ka ndërruar jetë në shtëpi teksa e bënin synet. Foshnja u dërgua në një spital të Bolonjës pasi pësoi arrest kardiak mbrëmjen e së premtes dhe nuk arriti të mbijetonte.
Autoritetet në Reggio Emilia kanë hapur një hetim kundër prindërve, të cilët raportohet të jenë me prejardhje ganeze. Në një rast të ngjashëm, një djalë dyvjeçar vdiq pasi u bë synet në një qendër emigrimi në Romë në dhjetor.Rreth 5,000 synetlliqe bëhen çdo vit në Itali, por më shumë se 1/3 e tyre kryhen në mënyrë të paligjshme.
Procedurat nuk kryhen në institucionet shëndetësore publike. Shumë prej emigrantëve që kryejnë ritualin vijnë nga vende myslimane ku synetlliku është i zakonshem.