ShowBizz

Vdes këngëtarja e famshme pas një beteje 17-vjeçare me kancerin





               Publikuar në : 19:30 - 10/12/19 |
mapo.al

Këngëtarja e Roxette, Marie Fredriksson është ndarë nga jeta në moshën 61-vjeçare. Ylli suedez arriti sukses global në vitet 1990 me hite si ‘Joyride’, ‘The Look’ dhe ‘It Must Have Been Love’ nga filmi Pretty Woman.


Në një deklaratë menaxheri i saj tha se këngëtarja vdiq të hënën (9 dhjetor) pas një beteje 17-vjeçare me kancerin.



“Ishe shoqja ime më e mirë përgjatë 40 viteve,”– tha anëtari i saj i grupit. “Gjërat nuk do jenë kurrë njësoj.”


Fredriksson u diagnostikua për herë të parë me tumor në tru në 2002. Tumori i kushtoi asaj shikimin. Por pas 3 vitesh trajtim iu rikthye jetës normale dhe arriti sukses me grupin Roxette nga 2008 deri në 2016.

Megjithatë kanceri iu rikthye duke i marrë jetën përfundimisht.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas