Aktualitet

Vdes nga koronavirusi shqiptari në Greqi, trupi i pajetë sillet në Elbasan





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:50 - 27/04/20 |
mapo.al

Një shqiptar, rezident në Greqi ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit.


Mësohet se 65-vjeçari me inicialet E.S nga Elbasani ka humbur betejën me COVID-19 tre ditë më parë në një nga spitalet e Athinës, e ndërsa trupi i tij i pajetë është sjellë në atdhe paraditen e sotme.


Referuar po të njëjtave burime, 65-vjeçari vuante nga disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese, si diabet apo probleme me zemrën.


Trupi i tij i pajetë është sjellë në Shqipëri nëpërmjet doganës së Kakavijës i pashoqëruar nga asnjë familjarë dhe më pas është tërhequr nga një automjet i agjencisë funerale për në qytetin e tij të lindjes, Elbasan.



Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas