fbpx

Aktualitet

Vdes punëtori i ndërtimit, policia arreston përfaqësuesin e firmës





               Publikuar në : 09:28 - 23/10/19 |
mapo.al

Një ditë pasi ndërroi jetë punëtori i ndërtimit në Golem të Durrësit, policia ka vënë në pranga përfaqësuesin e firmës së ndërtimit. Po kështu janë shpallur në kërkim administratori dhe drejtuesja teknike. Kujtojmë se 40-vjecari me iniciale D.H ra nga lartësia e objektit ku punonte e për pasojë ndërroi jetë në spital. Nga hetimet paraprake rezulton se punëtori ishte i pasiguruar dhe nuk kishte kontratë pune me firmën e ndërtimit.


I arrestuari është me iniciale M. K., 37 vjeç, banues në Durrës. “Ky shtetas, me detyrë përfaqësues i firmës që kishte marrë përsipër kryerjen e punimeve në objektin e ndërtimit në Golem ka shkelur rregullat e mbrojtes në punë, pasi nga verifikimet e kryera ka rezultuar se punëtori D. H. (i cili ra nga lartësia dhe më pas ndërroi jetë në spital) nuk ka qënë i siguruar dhe nuk ka patur kontratë pune me firmën e punimeve që shtetasi M. K. përfaqësonte. Gjithashtu janë shpallur në kërkim policor administratori dhe drejtuesja teknike e firmës që kryente punimet, shtetasit I. K. dhe E. S., pasi nuk kishin marrë masa për zbatimin e rregullave të mbrojtjes në punë. Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Punësim i paligjshëm”, thuhet në njoftim.



Një rast i tillë sjellë edhe një herë në vëmendje një nga problematikat më kryesore në vend, mungesën e kushteve të sigurisë në sektorin e ndërtimit.  Referuar shifrave zyrtare nga Inspektoriati i Shtetëror i Punës (ISHP) nga janari-gusht 2019 janë regjistruar 99 raste aksidentesh në punë, nga të cilat 25 me pasojë vdekjen.


Vetëm pak kohë më parë, dy punëtorë humbën jetën, e ndërsa tre të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e rrëzimit të skelës në një pallat në Tiranë. Në burg ndodhet vetëm inxhinieri i kompanisë, Ilir Bendo, e ndërsa administratori i ‘Skela Syla’, Petrit Syla është lënë i lirë.


Etiketa: , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas