Aktualitet

Vdiq në karantinë në hotel, të afërmit: Nuk i hodhëm dot një grusht ‘dhe’





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:36 - 27/04/20 |
mapo.al

Barjam Luzi, 60-vjeçari nga fshati Dyshnik i rrethit të Beratit, gjeti vdekjen në orët e para të së Shtunës në ambientet e karantinës në qytetin e Durrësit,k u ishte vendosur së bashku me bashkëshorten për të kryer karantinën e detyruar 14-ditore, pas mbërritjes së tij nga Italia.


60-vjeçari mësohet se kishte rreth 3-vjet që kishte shkuar në Itali me bashkëshorten e tij dhe qëndronin tek njëri nga djemtë, pasi ai vuante nga ‘kanceri’ dhe kurohej në shtetin fqinj.


Ditën e Premte, ai ka mbërritur rreth orës 16:00 në aeroportin e Rinasit dhe është dërguar në Durrës për të kryer karantinën e detyruar 14-ditore, së bashku me bashkëshorten e tij.


Gjendja e rëndë shëndetësore e Luzit, ka bërë që ai të ndërronte jetë brenda ambienteve  të karantinës rreth orës 03:00 të mëngjesit të së Shtunës.


Trupi i pajetë i Barjam Luzit është përcjellë pranë banesës së tij në fshatin Dyshnik në Berat, ku ai është mbajtur vetëm 3-orë dhe është varrosur nën masa të rrepta sigurie, me forca të shumta policore gjatë funeralit dhe i shoqëruar vetëm nga bashkëshortja.

Kryeplaku i fshatit Dyshnik, Besnik Greku pohon se, Barjam Luzi vuante pre vitesh nga sëmundja e rëndë kanceroze dhe pasi vdiq në ambientet e karantinës në Durrës ai është sjellë në fshat e është varrosur 2-orë pasi ka mbërritur aty.

Edhe fqinjët dhe të afërmit e viktimës pohojnë se, Barjami vuante nga kanceri dhe kurohej prej vitesh në Itali. Ata shprehen se, 60-vjeçari vdiq në Durrës, 12-orë pasi kishte mbërritur nga Italia në karantinë, ndërkohë që shprehin keqardhjen se nuk mundën ti hidhnin dot një grusht ‘dhe’ pasi nuk u lejuan as të shkonin në banesën e tij dhe as të merrnin pjesë në funeral.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas