Aktualitet

Vdiqën pas helmimit, mjeku: U ndoqën protokollet, s’kishin shenja të rënda














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:03 - 09/05/21 |
mapo.al

Anesti Kamburi, mjek në qendrën shëndetësore të Manzës ku kanë shkuar për të marrë mjekim tre anëtarët e familjes Haliti nga Kosova të cilët ndërruan jetë si pasojë e helmimit, ka deklaruar se ata nuk i kanë thënë mjekëve se kanë ngrënë kërpurdha.






Ai u shpreh për gazetarin Leonidha Musaj se janë ndjekur të gjitha protokollet e mjekimit sipas Ministrisë së Shëndetësisë në dy kohë të ndryshme dhe më pas tre familjarët nga Kosova janë përcjellë për në shtëpi, pas nuk kanë pasur shenja të rënda.


“Në radhë të parë shprehim ngushëllimet për tre personat që kanë ndërruar jetë nga familja Haliti nga Gjilani i Kosovës. Sa i përket dinamikës si ka ndodhur ngjarja nuk ka shumë për të folur., Ata janë paraqitur pranë qendrës shëndetësore në dy kohë.

Janë trajtuar sipas protokollit. Pasi kanë bërë një trajtim të specializuar. Nuk ka pasur neglizhencë. Më pas sa i përket trajtimit të tyre janë ndjekur protokollet. Ata janë bërë më mirë dhe janë nisur drejt banesës ku jetonin. Informacionet për konsumimin e kërpurdhës, ata nuk kanë referuar në asnjë moment që kanë konsumuar kërpurdha.



Kanë thënë se kanë ngrënë ushqime. Sa i përket trajtimit ne ndjekim protokollet. Kartelat janë marrë nga grupet hetimore. Nuk e kemi nxjerrë ne që janë helmuar nga kërpurdhat. Nuk e dimë nga ka dalë ky informacion”, deklaroi mjeku.


Lexo edhe

Vdesim tre anëtarë të familjes gjilanase, dyshohet se u helmuan nga ushqimi

21


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas