Disa njerëz heqin dorë nga ngrënia e mishit për shkak të shëndetit, disa të tjerë për shkak të parimeve të tyre.
Por këta të fundit i hedhin shumë shpejt poshtë parimet e tyre për t’u rikthyer sërish te mishngrënia në një periudhë shumë të shkurtër.
Një studim tregoi se 84 përqind e personave që kthehen vegjetarianë heqin dorë nga ky stil jetese duke u bërë sërish mishngrënës. 52 përqidn khehen në një periudhë 1-vjeçare te ushqimyerja me mish ndërsa rreth 30 përqind u nevojitet një kohë prej tre muajsh për t’u rikthyer te ngrënia e mishit.
Shumica e ish-vegjetarianëve thonë se nuk i rezistonin dot ngrënies së mishit dhe për këtë arsye hoqën shumë shpejt dorë nga vegjetarianizmi.
Një studim i para pak kohësh tregoise personat që nuk hanë mish janë më pak të rrezikuar nga diabetet, por kanë 28 përqind më shumë mundësi që të kapen nga paniku apo depresioni.
Sipas një studimi në SHBA, mosha kur njerëzit nisin të mbajnë një dietë vegjetariane është rreh 34 vjec, por nuk zgjat për shumë kohë.
Arsyeja përse shumë njerëz kthehen në vegjetarianë është shëndeti i tyre, të paktën kështu thanë 58 përqind e të intervistuarve.