Aktori i humorit Rezart Veleshnja ka rrëfyer ditën e djeshme disa të pathëna rreth jetës së tij personale, duke iu rikthyer edhe njëherë vjedhjes së supozuar të llogarisë së tij personale në “Instagram”, ku u sulmua ish e dashura e tij.
I ftuar në emisionin “Wake Up”, Veleshnja u shpreh për të disatën herë që nuk ka qenë ai që i është kundërvënë ish të dashurës së tij për tradhti. Sipas aktorit të “Portokallisë”, pas mesazheve të publikuara pak muaj më parë fshihej dikush që ka dashur të përbaltë figurën e tij si aktor.
Veleshnja tha gjithashtu se në jetë ka pasur mjaft histori me funde të hidhura, e megjithatë, ai kurrë nuk është munduar t’i poshtërojë ish partneret e tij. “Nuk jam nga ata tipa që të përdhos figurën e një femre. Shiko, kam patur raste shumë të këqija unë në jetë, në marrëdhënie me femrat. Por kur vjen puna, nuk kam thënë gjysmë llafi. I kam gjetur edhe gafil fare dhe as s’dua të di fare. Se çdo njeri në jetën e vet zgjedh të bëj çfarë të dojë”, u shpreh Veleshnja.