Kryesore

Veleshnja nxjerr një sekret të lojës së nxehtë në Akademi mes Elvanës dhe Jonidës






               Publikuar në : 15:44 - 28/01/19 |
mapo.al

Në një rrëfim përballë Oriela Nebiajt, tek Sekretet e Portokallisë në T.Ch, aktori Rezart Veleshnja ka zbuluar disa sekrete rreth Elvana Gjatës dhe Jonida Vokshit nga ditët e studimit në Akademi.


Ai tha se loja e preferuar e dy vajzave simpatike të ekranit, ishte të lageshin me kovat që përdoreshin për të larë dyshemenë e Akademisë. Një lojë e nxehtë dhe frenetike mes dy yjeve të ekranit shqiptar derisa bëheshin qull të dyja.

Veleshnja madje ka rrëfyer se në një rast është përfshirë dhe ai, ku ndodhi një incident i vogël, aq sa kova fluturoi dhe goditi Altin Bashën. Nëse do e dinte se më vonë Altin Basha do ishte regjisori i Portokalli, Veleshnja me siguri do qe treguar më i kujdesshëm.

Nga rrëfimi i tij, kuptohet qartë se sa brez energjik dhe antuziast dhe sa lozonjare kanë qënë Elvana me Jonidën në ditët kur studionin në Akademi./Gazeta Mapo/


Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas