Aktualitet

Veliaj: Asnjë ndërhyrje për të votuar emra preferencialë në Tiranë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:59 - 20/09/21 |
mapo.al

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili në zgjedhjet e fundit ishte edhe drejtues politik i Partisë Socialiste për Qarkun, deklaroi se së shpejti kjo forcë politike do të bëjë një analizë në lidhje me rezultatin zgjedhor në rang qarku. I ftuar në “Real Story” në “News 24”, ai u shpreh se, pavarësisht fitores që ishte më e thellë se ajo në zgjedhjet e shkuara, disa zona performuan jo në kuotat që priteshin.






“Rritja absolute e votave me 27 mijë, apo 13% më shumë se zgjedhjet e kaluara, ishte mbresëlënëse. Them se skuadra performoi mirë, jo perfekt, por për këtë do të bëjmë një analizë për Qarkun. Disa zona super performuan, disa zona të tjera dolën më dobet, por këto janë muhabetet e brendshme të shtëpisë,” tha Veliaj.


I pyetur mbi akuzat për ndërhyrje për të favorizuar votimin e emrave të caktuar në këto zgjedhje, Veliaj sqaroi se nuk e ka bërë një gjë të tillë për askënd.

Lexo edhe :  Veliaj: Transformojmë Piramidën në qendrën më të madhe të teknologjisë






“Ftesa për miqtë e mi është: nëse më gjeni një kontakt, një telefonatë, një mesazh që unë të kem interferuar në këtë garë, unë do ta lë këtë punë sot! Iu kam thënë njerëzve, “votoni cilin t’ju dojë zemra, por duhet të jetë Partia Socialiste” dhe këtë nuk ka Zot të ma kundërshtojë,” tha Veliaj.
Kreu politik i PS për Qarkun e Tiranës tha se, ashtu sikurse fitorja për këtë forcë politike është manifestuar me përulësi, edhe humbja duhet pranuar me dinjitet. “Unë them, siç duhet me qenë fitues të mirë, të përulur, me këmbë në tokë dhe pa arrogancë, duhet me qenë edhe humbës të mirë,” tha ai.



1




Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas