Kryesore

Veliaj bën hapin e parë drejt Teatrit, çon Policinë Bashkiake (Video)





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:32 - 13/05/20 |
mapo.al

Erion Veliaj bën hapin e parë për marrjen në kontroll të Teatrit Kombëtar. Sot ka shkuar pranë teatrit, Policia Bashkiake, duke kërkuar të marrë kontrollin e godinës, pasi më herët qeveria i kaloi pronësinë Bashkisë Tiranë.


Policia Bashkiake ka lënë një shkresë tek Teatri Kombëtar, duke kërkuar lirimin e pronës së Bashkisë Tiranë.


Veliaj dhe Rama më herët janë shprehur se Teatri Kombëtar do rrëzohet.



Këtu kanë qenë njerëzit tanë, që bëjnë dezhurnin e përhershëm, erdhën 5-6 policë të bashkisë, që sollën këtë akt konstatimi, që kërkon të lirohet prona e bashkisë që është në administrimin e bashkisë në vendimin e Këshillit të Ministrave. Në fund firma është e Elton Dervishit.

Është e qartë si është bërë VKM. Presidenti do të dorëzojë një padi kundër VKM-së. Mund të jetë një provokim që të vijë policia për të na arrestuar. Tjetra është se mendojnë se mund ta marrin realisht këtë pronë. Ai po provokon një vëllavrasje. Do të organizohemi dhe do të bëjmë një protestë të madhe para bashkisë që ai të kuptojë forcën e numrave” tha regjisori Robert Budina.

Letra që ka lënë Policia Bashkiake te Teatri Kombëtar

 


Etiketa: ,

Pas