Aktualitet

Veliaj deliron: Anti-KÇK i bëri zap “lacat”, ka më pak trafik në Tiranë (VIDEO)





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 21:53 - 14/02/20 |
mapo.al

Dihet tashmë se kryebashkiaku i Tiranës nuk ka më kufi në llojin e tij të propagandës, por ndonjëherë arrin në kufijtë e qesharakes. Në një mbledhje të këshillit bashkiak të kryeqytetit ai po mburrte operacionin anti-KÇK më shumë sa vetë kryeministri Rama. Madje Veliaj tha se ky operacion kishte zhdukur “të fortët”dhe “lacat”nga qarkullimi aq sa ishte rralluar edhe trafiku në Tiranë. Por trafiku vetëm sa rëndohet.


“Një pjesë e trafikut në Tiranë është kot. Xhiro kot që të shohim makinën e re! Sa doli KÇK- ja që të kap dhe të pyet të kujt e ke makinën ma trego çik faturën shkuan të gjithë këto cubat dhe lacat në vrimën e miut dhe ra trafiku në Tiranë” – tha Veliaj. Kush ka udhëtuar këto ditë në rrugët e Tiranës e ka parë trafikun, por ndoshta kryebashkiaku flet për një planet tjetër.



 


View this post on Instagram

 

Aaa shi shi kryellumi 😂

A post shared by Brryli Broadway (@brryli.broadway) on


Etiketa: , ,

Pas