Aktualitet

Veliaj flet për mediat, Noka nuk e lë rehat: Po vjedh me firmën e prokurorit që…






               Publikuar në : 11:32 - 19/06/18 |
mapo.al

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, foli për mediat në ambientet e kryesisë së Kuvendit.


Ai tha se është thirrur nga deputetët e mazhorancës për të dëshmuar në Komisionin e Medias sot, pasi nesër do jetë në Barcelonë ku do ndahen disa çmime të rëndësishme.



“Kryetari i Bashkisë nuk e ka detyrim të vijë në komision, pasi është zgjedhur nga populli.

Që në fillim e kuptova se ishte një kurth,” tha Veliaj.

“Ky ligj nuk është një ligj që prish teatrin, por është një ligj që hap një negociatë,” tha Veliaj.

Teksa ai fliste, ndërhyri sërish Flamur Noka.

“Me firmën e prokurorit që mbylli hetimet për vdekjen e Ardit Gjoklajn, po vjedh pronën e Tiranës. Turp, hajdut,” thirri Noka.

“Unë po largohem se kam punë për të bërë, këta nuk kanë punë,” tha Veliaj.


Etiketa: , , ,

Pas