Aktualitet

Veliaj harron fshatin, ish-komunat në mëshirë, banorët akuza kryebashkiakut





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:05 - 21/02/20 |
mapo.al

Në fushatën e fundit për zgjedhjet vendore, kryebashkiaku Erion Veliaj do të premtonte se ky mandat do ti kushtohej fshatit dhe periferisë.


Por pavarësisht këtij premtimi, për banorët e Pezë Helmesit asgjë nuk ka ndryshuar.



Rrugë të pashtruara me gropa dhe baltë. Me këtë situatë ndeshen çdo ditë banorët e fshatit Pezë Helmes të bashkisë së Tiranës.


Ata thonë se në zonë nuk është vënë dorë dhe pse u është premtuar.

“Premtime boshe, edhe kur erdhi kryetarin i bashkisë që inaguroi urën tha se do ta rregullojmë dhe investojmë. U bënë 2 vjet e gjysmë dhe nuk janë parë më këtej”.

“Premtime japin  shumë kur vjen fushata, kur mbaron fushata nuk ka asgjë. Këtu është si Kabul.”

“Këtu ka sjell tre makina zhavorr dhe janë marrë 40 milion lekë. Këtu e ka mbuluar hajdutllëku, vjedhja.”

Madje ka nga ata banorë që i kanë humbur shpresat se një ditë do të vihet dorë.

“Besim nuk ka më. Vinë bëjnë premtime dhe kur vjen puna nuk të shohin më me sy”.

“Me këta pushtetarë që janë sot asnjë lloj shprese nuk mbajmë”.

Situata për ta bëhet edhe më e vështirë në kohë me shi ku siç tregojnë banorët, fëmijëve u duhet të marrin nga dy palë këpucë.

“Kur shkojnë fëmijët në shkollë marrin dy palë këpucë me dalë deri në xhade”.

Rruga është problem edhe për drejtuesit e mjeteve të cilët duhet të përballen me gropa të mëdha gjatë gjithë rrugës.

“Makinat janë copëtuar komplet, nuk ka bërë investim fare.”

Rreth 1300 banorë kanë ngritur shqetësimin e tyre në bashkinë Tiranë, por duket se ky problem i tyre ka rënë në vesh të shurdhët. Ora news


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas