Aktualitet

Erion Veliaj i jep tender 3.4 mln euro kryebashkiakut të Matit (Dokumentet)





               Publikuar në : 15:46 - 09/01/20 |
mapo.al

Partia Demokratike denoncon kryebashkiakun Erion Veliaj se i ka dhënë tenderin 3.4 milion euro për sigurinë në shkolla kompanisë së kryetarit të Bashkisë Mat, Agron Malaj. Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa u shpreh se tenderi është dhënë jashtë kritereve ligjore, edhe me tender fiktiv, pa garë, me ofertues të vetëm dhe në vlerën limit.


Me datë 24 dhjetor 2019 Bashkia Tiranë ka zhvilluar proçedurën e prokurimit publik per “Shërbime të integruara sigurie për godinat, në institucionet e arsimit parashkollor e shkollor dhe institucionet e tjera të Bashkisë Tiranë” në një vlerë fondi 414.844.706 lekë (3.4 milionë euro).



Fitues i këtij tenderi është shpallur bashkimi kompanive “Global Security” sh.p.k, “ELEKTROSEK” sh.p.k , “PORT CONSTRUCTION” shpk me përfaqësues kryesore në tender kompaninë “Global Security” sh.p.k në një tender pa garë, ku ofertuesit e tjerë nuk paraqitën ofertë ose nuk paraqiten dokumenta, duke u futur me qëllim për ti hapur rrugën fituesit. Ndërkohe vlera është po ashtu në fondin limit, e fituar me 414.662.400 lek.


<
>
tenderi tenderi1 tenderi2 tenderi3 tenderi4 tenderi5 tenderi6 tenderi7 tenderi8 tenderi9

“Global Security” dhe dy kompanite e tjera shoqeruese që janë shpallur fitues në këtë garë fiktive edhe pse nuk i plotesojnë kriteret! Në këtë tender konstatohen shkelje në kundërshtim me ligjin konkretisht ne “kriteret e vecanta të kualifikimit “ për “pjesën e kapaciteteve teknike të subjektit” që bie në kundërshtim me piken 3.3.4 te “Dokumentave Standard te Tenderit” dhe VKM nr. 914 date 29.12.2014 ku si kriter percaktohet që kompania duhet të disponojë license kategori 1.3.A jo më parë se viti 2019.

Referuar regjistrit kombetar të licensave, rezulton që asnjë nga kompanite nuk permbushin kriteret e vendosura ne tender. Konkretisht komapnia “Global Security” shpk disponon license te kategorise 1.3.A te (vitit 2016), kompania “PORT CONSTRUCTION” shpk disponon license te kategorise 1.3.A te (vitit 2017), ndërsa kompania “ELEKTROSEK” shpk nuk disponon asnje license te kategorise 1.3.A. Rrjedhimisht asnjë nga kompanite nuk duhet te pranoheshin ne konkuronin dhe jo të shpallesh fitues të tenderit.

Po kush është kompania që Veliaj shkel ligjin dhe i jep tenderin pa gare, te paracaktuar? Kompania është e rilindasit tjeter, kryetar i emeruar bashkie në Mat, Agron Malaj”, u shpreh Ina Zhupa.

Zëdhënësja e PD deklaroi se kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj ka transferuar aksionet e kompanisë në emër të vëllait të tij, Fatos Malaj.

“Më 15 nëntor 2019 referuar kontratës shitjes së aksioneve, Kryetari i Bashkisë Mat Agron Malaj ka transferuar të gjitha aksionet e kompanisë në pronesi te vet tek vellai i tij Fatos Malaj duke i hapur rrugë të paracaktohet si fitueses tenderash në institucionet publike. Global Security shpk, sot është në pronësi të Fatos Malajt, vëllai i kryetarit të Bashkisë Mat Agron Malaj”, tha ndër të tjera zëdhënësja e PD, Ina Zhupa.


Etiketa: , , ,

Pas