Aktualitet

Veliaj inauguron rrugët “Sabaudin Gabrani” dhe “Leka i Madh” një Njësitë 5 e 6














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:07 - 07/08/21 |
mapo.al

Krahas shkollës së re “Murat Toptani”, banorët e Njësive 5 dhe 6 në kryeqytet kanë edhe një infrastrukturë rrugore dinjitoze. Bashkia e Tiranës ka rikonstruktuar rrugët “Sabaudin Gabrani” dhe “Leka i Madh”, të cilat u vijnë në ndihmë mijëra familjeve në të dyja njësitë. Veç asfaltimit dhe trotuareve, ato ofrojnë edhe sinjalistikë moderne dhe rrjet të plotë kanalizimesh.






Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj falenderoi banorët që u treguan të gatshëm të bashkëpunonin për uljen e mureve rrethues dhe i ftoi ata që të kujdesen për mirëmbajtjen e investimit.


“Veç një shkolle të re, tani kemi edhe infrastrukturë të mirë. Kjo zonë ka qenë si toka e askujt, por, këmbëngulja e deputetit Majko dhe deputetes Balluku ka qenë që ta integrojmë të gjithë zonën. Në këtë vend kur dikur ka qenë një përrua i madh, sot kemi kanalizime për ujërat e zeza, ujërat e bardha, ka pika për mbledhjen e plehrave, është vendosur ndriçim LED. Dua vetëm që qytetarët ta mirëmbajnë, me të njëjtën frymë që kanë bashkëpunuar”, u shpreh Veliaj.







Kryebashkiaku u ndal edhe tek situata me zjarret, në këto ditë të nxehta gushti, teksa theksoi se ka një ndërgjegjësim nga ana e qytetarëve për të mos vendosur zjarre. Ai nënvizoi se pavarësisht ndonjë rasti të izoluar në rrethinat e Tiranës, ndërhyrja ka qenë në kohë nga ana e shërbimit zjarrfikës në kryeqytet.




“Para 5-6 vitesh, ne ishim epiqendra e zjarrit, ishim lajmi i gushtit. Të gjitha rrethinat e Tiranës digjeshin për pak kullotë. Sot kemi arritur një nivel emancipimi të jashtëzakonshëm, ndaj dua të vazhdojmë më të njëjtën frymë. Kemi pasur disa tentativa për zjarr edhe në Vrap, edhe në Pezë, edhe te “Parku i Liqenit”. Megjithatë, siç e thashë, 1 në 100 veta nuk e prish emancipimin që kemi mbërritur, kështu që duhet të vazhdojmë kështu”, u shpreh kreu i Bashkisë.

Lexo edhe :  Punët e vërteta dhe keqkuptimet e Tiranës


Veliaj tha se Bashkisë së Tiranës i janë shtuar edhe dy zjarrfikëse të reja, me të gjitha pajisjet e ardhura nga Holanda, duke e pasuruar kështu flotën e Zjarrfikëseve në qytet.

“Këtë verë kemi shtuar flotën e Bashkisë së Tiranës edhe me dy zjarrfikëse të reja, me të gjitha pajisjet, të ardhura nga Holanda. Jemi në fazën e dokumentacionit, para se të dalin në terren. Kemi flotë për qytetin, kemi dhe një mundësi për të ndihmuar qytetet e tjera që janë prekur më shumë nga zjarri. Nëse mbajmë këtë përgjegjshmëri dhe frymë solidariteti edhe gjatë ditëve të mbetura të gushtit, ku nuk është gallatë djegia e kazanëve, nuk është gallatë djegia e fushave apo pemëve, arrijmë të kuptojmë se jemi të denjë për të qenë vitin tjetër Kryeqyteti Europian i Rinisë”, u shpreh Veliaj.

Investimi në rrugët “Sabaudin Gabrani” dhe “Leka i Madh” ka mundësuar asfaltimin, ndërtimin e trotuareve, shtrimin e rrjetit të kanalizimeve për ujërat e bardha, ndriçimin e rrugës, vendosjen e sinjalistikës rrugore etj.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas