Dita e Verës, është zyrtarisht ditë pushimi dhe me këtë rast nuk mungojnë aktivitetet e festive. Ndërsa kryeqendra e festimeve është Elbasani, as në kryeqytet nuk mungojnë aktivitetet e shumta.
Por kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj propozon që festimet e parashikuara për në 14 mars, të shtyhen për të dielën, në datë 17. Ky propozim i tij vjen për shkak të motit, i cili parashikohet të jetë me reshje të dendura shiu.
“Hej! Më ndihmo 1 minutë me një dilemë! Të gjitha parashikimet e motit e japin Ditën e Verës, dt.14 shi me gjyma! Kemi përgatitur 50 aktivitete për fëmijë e të rritur! A mos ja vlen të tregohemi të zgjuar e t’i bëjmë festimet të dielën, dt. 17? E enjtja pushim gjithsesi”, shkruan Veliaj.
1
Etiketa: Bashkia e Tiranës, dita e veres, Erion Veliaj, festime