Aktualitet

Veliaj, kullë 17 kate pranë Liqenit të Tiranës, poshtë dritares së Erion Braçes





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:41 - 28/07/20 |
mapo.al

Gazeta MAPO trajtoi një ditë më parë lejen që Bashkia e Tiranës ka miratuar lejen për një kullë 17 kate në rrugën “Faik Konica” në kryeqytet, në zonën e mbrojtur të Liqenit të Tiranës. Leja është aprovuar nga Bashkia e Tiranës dhe Këshilli Kombëtar i Territorit në datën 23 tetor 2019.


Punimet kanë nisur disa ditë më parë, ndërsa janë jo të paktë banorët e zonës që kanë kërkuar sqarime për rrethimin e kantierit, duke zënë edhe një pjesë të trotuarit të rrugës “Faik Konica”. Në tabelën e afishuar përpara punimeve shkruhet se investitori është “Lion Construction” dhe firma e ndërtimit “Henars – Engineering shpk”. Më herët aty ka qenë zonë shërbimi si bar-restorant dhe kënd lojërash i quajtur “Lion Park”.


Mirëpo, interesant është një tjetër fakt. Kulla 17-katëshe është ngjitur me pallatin ku banon zv/kryeministri Erion Braçe. Ky i fundit ka qenë mjaft aktiv gjatë kohës që po ndërtohej një kompleks banimi në anën tjetër të rrugës ku ndodhet pallati i tij, duke akuzuar Bashkinë e Tiranës dhe kryebashkiakun Erion Veliaj për mungesë transparence lidhur me atë që po ndodhte brenda perimetrit të rrethuar të kantierit.


Mirëpo, për kullën që po ngrihet poshtë dritares së tij, Braçe ka zgjedhur të heshtë. Dhe për më tepër, “grataçela” e radhës, siç mund ta shihni edhe nga pamjet që sjell gazeta MAPO, ndodhet brenda perimetrit të gjelbër të zonës së mbrojtur të Liqenit të Tiranës, ku Braçe del dhe vrapon çdo mëngjes apo pasdite vonë.


Ndërtimi po bëhet në pjesën ku nis zona e gjelbër e liqenit, ndërkohë që shoqëria civile dhe shoqatat e mjedisit kanë bërë një “sy qorr”.

LEXO EDHE: 

Veliaj “kafshon” Liqenin e Tiranës, nis ndërtimi i kullës 17-katëshe (VIDEO)


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas