Thursday, May 19, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Veliaj me përfaqësuesit e kompanive ajrore: Do sistemohet e gjithë hapësira rreth aeroportit të Rinasit

by mapo.al
19/01/2022
in Aktualitet, Kryesore
0

Veliaj takon përfaqësues të kompanive ajrore: “Plan për sistemimin e gjithë hapësirës rreth Aeroportit “Nënë Tereza”, mbyllim hapësirat informale”

Shumë shpejt do të nisë një plan sistemimi i të gjithë hapësirës rreth aeroportit të Rinasit, që është porta kryesore hyrëse në Shqipëri. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi sot një takim me përfaqësues të kompanive ajrore, të cilat operojnë nga Aeroporti “Nënë Tereza”, në kuadër të Tirana Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022, prej nga theksoi se ka ardhur koha të marrë fund zaptimi i tokës dhe i ndërtimeve pa leje.

“Kemi marrë një vendim për të bërë një plan të sistemit të gjithë hapësirës rreth aeroportit. Nuk mund të kemi ishull civilizimi që rrethohet nga plehra, dhe pastaj për të kaluar përsëri në një ishull civilizimi, që quhet Bashkia e Tiranës.

Keni vënë re që Bashkia e Vorës ka mbjellë pemë, ARRSH ka filluar asfaltimin dhe do të fillojë mbyllja e çdo hapësire. Nuk mund të hapet çdo arë dhe të kthehet në parkim informal. Është tmerr për imazhin e një vendi. Është shumë e rëndësishme që edhe këtu të tregojmë bashkëpunim”, deklaroi Veliaj.

Kreu i Bashkisë deklaroi se është për të ardhur keq që kultura e 30 viteve të zaptimit të tokës është edhe në kufijtë e aeroportit. “Ky është një aeroport që quhet Aeroporti i Tiranës, por në fakt nuk është në Tiranë. Pista fillon në qarkun e Tiranës dhe mbaron në qarkun e Durrësit.

Rruga fillon në komunën e Niklës dhe vazhdon në Vorë, dhe vetëm te kthesa e Kasharit futemi në autostradën e Tiranës. Është për të ardhur keq që kultura e 30 viteve të zaptimit të tokës, të çarjes së akseve të rrugës, të mos pasurit respekt për shtetin, fatkeqësisht është edhe në kufijtë e aeroportit. Ky është një nga të vetmet vende ku ti i gjen me leje të ish-komunave që nuk ekzistojnë më”, tha kryebashkiaku Veliaj.

Ai siguroi se në kuadër edhe të grupit task-forcë që do të ngrihet, Bashkia e Tiranës do të japë kontributin e saj për përmirësimin e imazhit të zonës. Veliaj kërkoi bashkëpunimin e kompanive ajrore për të mikpritur udhëtarët që zgjedhin Tiranën si destinacion të tyre. “Në Bashkinë e Tiranës do japim kontributin tonë, por edhe si pjesë e kësaj task force që të njëjtën bukuri, estetikë, rregull e frymë ndërkombëtare që ka ky ishull, që quhet Aeroporti i Tiranës, ta kemi në vazhdim. Ne të bëjmë pjesën tone, për sa i përket gjithë pjesës jashtë të aeroportit, për zaptimet dhe paligjshmërinë që ndodh me çarjen e akseve në këtë task-forcë të qeverisë, ndërkohë që do të kërkojmë bashkëpunimin tuaj që me atë buzëqeshjen e “Nënë Terezës” të ofrojmë mikpritjen më të shkëlqyer”, u shpreh Veliaj.

Për vitin e Kryeqytetit Evropian të Rinisë Bashkia e Tiranës ka përgatitur organizimin e mbi 1000 aktiviteteve, që përfshijnë të rinjtë.

JU SUGJEROJME

Vladimir Putin bie dakort që në Mariupol të ndërhyjë Kryqi i Kuq
Bota

Putin shkarkon komandantët e lartë për dështimet në Ukrainë

19/05/2022
Gafa e radhës/George W Bush i ka mbetur mendja tek Iraku, e ngatërron me Ukrainën
Bota

Gafa e radhës/George W Bush i ka mbetur mendja tek Iraku, e ngatërron me Ukrainën

19/05/2022
Ish-koloneli rus hesht të ftuarit në studio: Situata për ne do të përkeqësohet
Bota

Ish-koloneli rus hesht të ftuarit në studio: Situata për ne do të përkeqësohet

19/05/2022
SPAK lëshon 32 urdhër arreste, mes tyre Suel Çela dhe Ervis Martinaj
Aktualitet

SPAK lëshon 32 urdhër arreste, mes tyre Suel Çela dhe Ervis Martinaj

19/05/2022
Next Post
8 janari/ Komisioni i Rithemelimit kallëzon Bashën dhe Bardhin për shkatërrim prone e dhunë

8 janari/ Komisioni i Rithemelimit kallëzon Bashën dhe Bardhin për shkatërrim prone e dhunë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Putin shkarkon komandantët e lartë për dështimet në Ukrainë
  • Gafa e radhës/George W Bush i ka mbetur mendja tek Iraku, e ngatërron me Ukrainën
  • Ish-koloneli rus hesht të ftuarit në studio: Situata për ne do të përkeqësohet
  • SPAK lëshon 32 urdhër arreste, mes tyre Suel Çela dhe Ervis Martinaj
  • ‘LIBERALE’- simbol i logove mediatike në botën e lirë, një histori dhe gjeografi



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Vera Përleka
Mob:+355 (0) 69 20 56 100
Email: [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In