Aktualitet

Veliaj ndryshon 16 drejtorë dhe shkel ligjin, administrata e Bashkisë në shërbim të fushatës së PS








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:55 - 21/09/20 |
mapo.al

Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka vendosur të ndryshojë 16 drejtues të Institucioneve të varësisë, të cilët janë zëvendësuar menjëherë me emra të rinj.


Sipas burimeve, qëllimi i këtyre lëvizjeve është fushata elektorale e 25 prillit. Po ashtu, urdhri i Veliajt është që administrata e Bashkisë të angazhohet në fushatën zgjedhore, duke harruar përgjegjësitë dhe shërbimet ndaj qytetarëve. Por njëkohësisht, përdorimi i administratës në fushatë është edhe shkelje ligjore, por nga ky aspekt Veliaj është i paprekshëm.


Burime për MAPO saktësojnë se Veliaj ka vendosur të ndryshojë disa nga drejtoritë e rëndësishme, duke iu lënë kohë ish-drejtuesve të angazhohen me kohë të plotë në fushatën zgjedhore.



Maksimalizimi i votave për PS, duket se është qëllimi i këtyre lëvizjeve duke qenë se mazhoranca lufton për një mandat të tretë, ndonëse gjasat për një gjë të tillë të pakta, nisur nga bilanci aspak premtues i këtyre 7 viteve qeverisje nga Edi Rama.


Kështu një nga lëvizjet e rëndësishme është Drejtori i Përgjithshëm i UKT-së, Redi Molla, i cili zëvendësohet nga Elton Kacidhja. Ky i fundit ka drejtuar më parë Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve dhe Ndriçimit Publik. Ditjon Baboçi nuk do të jetë më Drejtor i Përgjithshëm i Urbanistikës dhe në vend të tij është vendosur Frida Pashako.


Ndryshimet e Veliajt

Redi Molla – Drejtor i Përgjithshëm i UKT – në vend të tij Elton Kacidhja

Elton Kacidhja – Drejtor i Përgjithshëm i Rrugëve dhe Ndriçimit Publik – në vend të tij Erindi Bejko

Erindi Bejko – Drejtor i Përgjithshëm i Bashkëpronësisë – në vend të tij Aurel Çuko

Ditjon Baboçi – Drejtor i Përgjithshëm i Urbanistikës – Në vend të tij Frida Pashako

Rigels Balla – Drejtor i Drejtorisë së Investimeve Publike – Në vend të tij Ilda Qazimllari

Adi Boletini – Drejtor i Shërbimeve Funerale në Tufinë – Në vend të tij Arjan Manahasa

Besim Petrela – Drejtor i Kulturës dhe Trashëgimisë Kulturore – Në vend të tij, Dhimitraq Furrxhi

Drejtor i Qendrës TEN – Emërohet Vitmar Basha

Studio Kadare – Emërohet Brisi Trajko

Spiro Koleka – Drejtor i Klubit Sportiv Tirana – ne vend te tij vjen Debora Keçi.

Valter Gjoni – Drejtor i Protokollit dhe Ceremonialit Zyrtar – ne vend te tij Fiona Hasani

Esmeralda Byberi – emerohet ne Drejtorine e Zones se Lire Ekonomike, Investimeve te Huaja dhe Diaspores

Rezart Cenaj – Drejtor i Qendres Sociale Multidisiplinare, ne vend te tij eshte emeruar Marilda Zizolli

Epidamn Zeqo – Drejtor i Planifikimit Strategjik dhe Jetesimit te Prioriteteve, ne vend te tij Emilda Prifti

Klodiana Bici – emerohet ne drejtorine e Objekteve ne Bashkepronesi

Faola Hodaj – emerohet ne drejtorine e Inovacionit


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas