Sociale

Veliaj në Tokio me ftesë të qeverisë japoneze, për projektet e Tiranës







               Publikuar në : 14:55 - 18/12/18 |
mapo.al

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj me ftesë të qeverisë japoneze ka nisur një vizitë zyrtare në Tokio. Gjatë kësaj vizite ai do të zhvillojë një sërë takimesh të rëndësishme që kanë për qëllim çuarjen përpara të bashkëpunimit mes dy kryeqyteteve, por edhe për të nxitur investimet japoneze dhe për konkretizimin e projekteve të zhvillimit të Tiranë.


Veliaj do të pritet në një takim të veçantë nga Guvernatorja e Tokios, Yuriko Koike, ku do të diskutohet mbi intensifikimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes dy qyteteve. Gjithashtu ai do të ketë një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Japonisë, Taro Kono, si dhe deputetë të parlamentit japonez.

Pjesë e axhendës së vizitës së kryebashkiakut Veliaj do të jenë edhe disa takime të tjera me drejtues të Organizatës së Tregtisë së Jashtme të Japonisë dhe me kryetarin e JICA-s, (Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar). Gjatë kësaj vizite Veliaj do të takojë edhe shoqatat e biznesit dhe komunitetin shqiptar në Japoni.

Nëpërmjet kësaj vizite do të synohet mbështetje për projektet e zhvillimit në Tiranë dhe ndërmjetësimi me kompani japoneze që të investojnë në kryeqytetin shqiptar. Kjo është vizita e parë e një kryetari bashkie shqiptar në Tokio që pas lancimit të Iniciativës për Balkanin Perëndimor të kryeministrit Shinzo Abe.

<
>
48381525_330696704435467_8364309162393337856_n 48389226_1023269837879221_3811780430068187136_n


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas