Thursday, March 23, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Veliaj nënshkruan marrëveshjen për dy projekte të reja të UKT-së

by mapo.al
19/10/2021
in Aktualitet, Politika
0

Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizime të Tiranës është duke punuar për rehabilitimin dhe përmirësimin e sistemit të furnizimit me ujë të qytetarëve të Tiranës. Për këtë arsye, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në takim përfaqësuesin e kontraktorit gjerman CES Consulting Engineers, Karl Philip Khugin, me të cilin nënshkroi një marrëveshje për realizimin e dy projekteve të rëndësishme për furnizimin me ujë dhe rrjetin e shpërndarjes së ujësjellësit, që financohen nga SwedFund.

“Projekti i parë ka të bëjë me unazën e presionit. Ne kemi sjellë një linjë direkt nga Bovilla, pra është shtuar prurja në Tiranë. Kemi zgjeruar gjithashtu, impiantin tonë të filtrimit, ose thënë ndryshe, sasinë që mund të pompojmë në rrjet. Por, na duhet një unazë e presionit, që të mos kemi disa zona me 24 orë ujë, kurse në disa të tjera qytetarët përdorin ende pompa për ta çuar ujin në katet më të larta. Unaza e presionit mundëson që i gjithë qyteti të ketë të njëjtin presion, për t’u siguruar që furnizimi të jetë i njëtrajtshëm”, sqaroi Veliaj.



Projekti i dytë, për të cilin foli kryebashkiaku, ka të bëjë me një tjetër burim uji në Tiranë. Veliaj nënvizoi faktin se tashmë një pjesë e mirë e Tiranës furnizohet 24 orë me ujë dhe shtoi se shumë shpejt, i gjithë kryeqyteti do të ketë ujë pa ndërprerje.

“Projekti tjetër shumë i rëndësishëm për të cilin kemi nevojë për këtë fizibilitet është projekti i një burimi të ri uji për Tiranën, burimi i Gurit të Bardhë. Pra, përveç burimit të Selitës, Shën Mërisë dhe Bovillës, do të duhet të mendojmë për Tiranën e viteve 2030-2040-2050. Duhet të kemi një tjetër burim uji dhe për këtë duhet të fillojmë punë tani”, theksoi ai.

Përfaqësuesi i CES Consulting Engineers, Karl Philip Khugin, falenderoi kryetarin e Bashkisë së Tiranës për besimin, teksa shtoi se nga këto dy projekte përfitojnë banorët e kryeqytetit.

“Ndihemi të nderuar që jemi pjesë e këtij projekti sfidues dhe absolutisht shumë të nevojshëm për të siguruar, pajisur dhe shtuar cilësinë e furnizimit me ujë në vitet e ardhshme. Jemi shumë krenarë të marrim përsipër këtë sfidë, dimë afatin kohor për 3.5 vitet e ardhshme dhe do të bëjmë më të mirën që mundemi”, tha ai.

Tags: Marreveshjeuktveliaj

JU SUGJEROJME

Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
Kryesore

Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë

15/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
SHIFRA E DITËS: Në 10 vite ka ikur 7.5 përqind e popullsisë, humbja në miliarda euro
Aktualitet

10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria

08/03/2023
Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i  varfëron edhe më tepër shqiptarët
Aktualitet

Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i varfëron edhe më tepër shqiptarët

08/03/2023
Next Post
Sapo i emëroi, Nano-drejtuesve të policisë: Jeni në provë, si do vlerësoheni

Sapo i emëroi, Nano-drejtuesve të policisë: Jeni në provë, si do vlerësoheni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
  • Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
  • Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In