Aktualitet

Veliaj paralajmëron për heqjen e licencës një tjetër linjë urbane në kryeqytet














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:22 - 25/10/21 |
mapo.al

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj paralajmëroi një tjetër operator të transportit urban për heqjen e licëncës.






Bëhet fjalë për linjën e “Kopshtit Zoologjik”, të cilës i la vetëm 5 ditë afat për të ndërruar mjetet me të cilët operon, pasi sipas tij janë totalisht të amortizuar dhe ndotin ajrin.


“Linja e Kopshtit Zoologjik nxjerr nga marmita kancer e kjo s’ka lidhje fare me Covidin, kjo ka të bëjë me mjete të amortizuara që janë skandal e ju kam lënë afat deri në datën 30 tetor.







Keni dhe 5 ditë kohë ose do humbisni licencën siç e humbi Ferluti. Të mbjellësh pemë te liqeni, të bësh korsi biçikletash, ta bësh liqenin vendin më të vizituar dhe ta rrethosh përveç pyllit orbital me blozë orbitale kjo është e patolerueshme.

Lexo edhe :  Rindërtimi/ Drejt përfundimit pallatet e para në Kombinat



Ata autobusë prodhojnë kancer, dhe minimalisht për dinjitetin e fëmijëve tanë, ju s’duhet t’i nxirrni më ata autobusë”, theksoi Veliaj.



Pak kohë më parë kryebashkiaku Veliaj i hoqi licensën kompanisë që menaxhonte linjën e Unazës së Vogël në Tiranë pas denoncimeve të shumta nga qytetarët për mos-operimin si duhet të kësaj linje.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas