Tuesday, October 3, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Veliaj përdor festimet në Tiranë kundër protestës së opozitës

by mapo.al
17/03/2019
in Kryesore, Politika
1

“Nuk kemi askujt kujt t’i tregojmë forcën, fakti që jemi trefish i ekskursionit të djeshëm na bën krenar”. Kjo është deklarata e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj që vulos paralajmërimin e gazetës MAPO se 17 marsi do të ishte antimiting i maxhorancës një ditë pas protestës së opozitës. E njëjta formulë si 14 vite më parë e lançuar nga ish-kryeministri i kohës, Fatos Nano, i cili e shpalli Ditën e Verës festë kombëtare për të sfiduan protestat e opozitës që kishin përfshirë vendin pas tragjedisë së 9 janarit dhe “kapjes” së qeverisë në disa afera korrupsioni. Si atëherë, ashtu edhe sot, tendenca është e njëjtë, për të sfumuar revoltën e popullit.

Mirëpo këtë vit, si asnjëherë më parë, Dita e Verës u shty tre ditë më vonë, edhe pse festa zyrtare është në datën 14. Kur dihej botërisht se masiviteti i protestës së opozitës në 16 mars do kishte impakt të konsiderueshëm politik dhe social në të gjithë vendin, Veliaj zgjodhi të bëhet instrument në funksion të interesave të Edi Ramës. Kryebashkiaku nuk u mjaftua me kaq për t’u vënë në shërbim të makinerisë propagandistike të Edi Ramës, por e zhyti veten në marrëzi të padëgjuar më parë, kur paralajmëroi për shi me gjyma dhe ditë qameti të enjten e 14 marsit. Me jo pak kërshëri u prit se çfarë do ndodhte dhe ajo që rezultoi ishte vetëm një ditë gri me re dhe pika shiu që herë pas herë “ledhatonin” qiellin e Tiranës. Nuk pati asnjë minimum ndjese nga Veliaj, se mbi të gjitha shkaktoi frikë dhe panik te qytetarët të pamësuar që kryebashkiaku të shndërrohej në “sinoptikan” që paralajmëron “apokalipsin” mbi qytetin e tij.



Ndoshta, kushti i Ramës për ta konfirmuar Veliajn si kandidat për një mandat të dytë në Bashkinë e Tiranës, ishte pikërisht përdorimi i tij si “kavie”. Sot, kryebashkiaku nga disa aktivitete të organizuara nëpër Tiranë tha se qytetarët që festojnë sot, janë trefish më shumë se ata që protestuan për opozitën dje. E ka thënë vetë. Nuk ka më asnjë pikë dyshimi se shtyrja e festimeve u bë me qëllim për të matur forcat përballë 5 protestave radhazi të opoziës në harkun kohor të një muaji. Dhe themelet e pushtetit janë tronditur jo pak pasi revolta tashmë ka arritur majat dhe ka tërhequr pas vetes edhe më indiferentët e politikës, nisur nga ajo se çfarë po demonstron pushteti për të mbajtur me çdo kusht “karrigen”.

Veliaj është drejtues vendor, është një nga ata drejtues që duhet thënë se nuk e ka fort qejf Edi Rama dhe jo pa qëllim është atakuar publikisht nga kryeministri se po bën diversion brenda PS-së. Dhe nga ana tjetër Veliaj ia ka kthyer me të njëjtën monedhë antipatinë Edi Ramës, duke u vënë në krye të një klani në radhët e selisë rozë dhe këtë ai nuk mund ta mohojë dot. Por me shërbimin e fundit që i ka bërë Edi Ramës, Lali pret të korrë frytet pas pak ditësh kur të bëhet prezantimi i kandidaturave për zgjedhjet vendore, edhe pse e di fare mirë se me shpirt kryeministri kërkon ta “djegë” politikisht. Megjithatë, “martesa” e imponuar për hir të pushtetit me Edi Ramës, është e destinuar të marrë fund sado agonia mund të zgjasë.

LEXO EDHE:

Pse Veliaj po imiton Fatos Nanon me festimet e Ditës së Verës?

“Shi me gjyma, qamet”/Si doli blof Lali Eri me parashikimin e motit

Si guxon Erion Veliaj të përbuzë kështu qytetarët e këtij vendi?

Tags: dita e veresErion Veliajkriza politikeprotesta e 16 marsitprotesta e opozites

JU SUGJEROJME

Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
Jurisprudencë

Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës

19/06/2023
Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
Kryesore

Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen

08/06/2023
Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
Kryesore

Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë

06/06/2023
Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues
Economi

Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues

05/06/2023
Next Post
“Ishte i dashuri i shoqes”/ Aulona Musta rrëfen njohjen me burrin

"Ishte i dashuri i shoqes"/ Aulona Musta rrëfen njohjen me burrin

Comments 1

  1. ari says:
    5 years ago

    i sapo dalur nga jasteku i negjmijes.

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
  • Mevlan Shanaj në UET: Nuk bëhesh dot artist, nëse nuk je i sëmurë nga dëshira për t’u bërë
  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In