Kryesore, Politika

Veliaj përplaset më në fund me Metën me ‘sondazhe’, Spiropali përmend ‘sigruan’

Kreu i shtetit, Ilir Meta, prodhoi një tjetër përplasje me qeverinë kur kërkoi anulimin e tenderit për Unazën e Re. Pas reagimeve mes Metës dhe kryeministrit Edi Rama, erdhi një tjetër përplasje, këtë herë me Erion Veliajn.


“Te Unaza e Re: Shpronësim 100%; Kompanitë hileqare në arrest. Unaza i duhet Tiranës. Do qe zhgënjyese nëse vemi nga Presidenti anti-lodra tek ai anti-rrugë! Mos saboto Tiranën”. 

“Çdo ditë, për orë të tëra, bllokohen në Unazën e Re nga protestat me djegie gomash e hunjsh dhe grupseksionet e dhunshme të PD Kamëz, 99% e qytetarëve të Tiranës që as kanë zaptuar e as bëjnë lojëra politike. Nëse Presidenti inkurajon këtë 1% të hurit e zjarrit, kot që flasim,” vijoi Veliaj.

I menjëhershëm ishte reagimi i zëdhënësit të presidentit, Tedi Blushi, që citoi po ashtu një ‘sondazh’.

“100 për qind e qytetarëve e neverisin KORRUPSIONIN e pacipë dhe KRIMINAL të Unazës së Re!” shkruan Blushi.

Deri më tani kryetari i Bashkisë së Tiranës ka mbajtur marrëdhënie të mira me kreun e shtetit, por edhe me të shoqen, drejtuesen e LSI në opozitë, Monika Kryemadhi. Ky sinjal tensioni vjen në kohën kur po afrohen zgjedhjet lokale.

Edhe zëdhënësja e Qeverisë, njëkohësisht dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, reagoi në mediat sociale pas deklaratave të Presidencës për Unazën e  Madhe. “Jo veç në mllef dhe në dëshirën për rrëmujë, po edhe në zëdhënie Presidenca është e ngjashme si pikat e ujit me simotrën PD dhe sigruan LSI! Po çarçafët e katranit me bojë i ka më të gjatë dhe padurimin për protestë më të dukshëm.Ah po, edhe dështimin e radhës njësoj do ta vuajnë!”, shkruan Spiropali.

PasPara

1 koment

  1. spiropela bart vetem te perdorura pelena nga orgjit rama,erionka roshi e balla ne jastek griselde.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas