Aktualitet

Veliaj publikon pamjet e kopshtit të ri “Sunny Hill”, u financua nga Dua Lipa














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:07 - 24/09/21 |
mapo.al

Kopshti “Sunny Hill” në njësinë nr 5 në kryeqytet është pothuajse gati që të mikpresë 300 fëmijë.






Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj e ka nisur mëngjesin e sotëm duke publikuar një video nga kopshti i rindërtuar pas tërmetit i cili do të ofrojë kushte dhe standarde të larta për edukimin dhe rritjen e të vegjëlve në kryeqytet.


Mirëmëngjesi nga kopshti “Sunny Hill”, i cili për pak ditë do të jetë gati për të pritur vogëlushët”, shkruan Veliaj.







Një kontribut të rëndësishëm për kopshtin ka dhënë dhe këngëtarja e njohur shqiptare Dua Lipa e cila pak kohë më parë e vizitoi personalisht atë bashkë me kryebashkiakun Veliaj.



Pikërisht me fondet e mbledhur nga fushata e organizuar nga fondacioni i Dua Lipës, është mobiluar edhe kopshti i ri.

Lexo edhe :  Shpejtësi, të dehur dhe pa patentë, arrestohen 14 shoferë, vendosen 1311 gjoba


Një nga nismat e para të kryebashkiakut Veliaj me marrjen e detyrës ishte dhe rehabilitimi i çerdheve dhe kopshteve ekzistues dhe ndërtimi i atyre të reja.

52


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas