Aktualitet

Veliaj reagon për akuzat e antimafias: Lajme të rreme, për fushatë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:10 - 23/01/21 |
mapo.al

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, ka reaguar sot gjatë një takimi në Rrogozhinë, duke thënë se lajmet lidhur me të, që kanë dalë nga zbardhja e përgjimeve të hetimit të antimafias italiane, ku ai përmendet si i përfshirë në dhënie favoresh, janë të rreme.





Sipas Veliajt, këto janë pjesë e fushatës politike.


“Do dëgjoni në këtë fushatë çudira, ku do dalim që kemi qenë shokë çerdheje me Eskobarin, lloj-lloj çudirash. Strategjia e Saliut ka qenë “përça dhe sundo”. I ka funksionuar në vitet ‘90. Hidhte helmin e vet, përçante veriun dhe jugun. Përçante myslimanë me të krishterë, përçante fshatin me qytetin.





I funksionoi, por tani shqiptarët kanë parë botë me sy, dinë çfarë janë lajmet e rreme. Ata mund të hedhin helm, ata mund të marrin portale, ata mund të paguajnë rrjetet sociale që vënë gjoba, ata mund të bëjnë çfarë të duan. Por ne socialistët jemi të fokusuar tek data jonë, te kutia e votimit”, -u shpreh Veliaj.

Lexo edhe :  Sekuestrimi nga GJKKO -Yuri Kim: Reforma në Drejtësi po ecën përpara


1



Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas