Aktualitet

Veliaj: Rrugët dhe rrugicat e Tiranës dezinfektohen 24/7 me solucion të posaçëm














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:55 - 27/03/20 |
mapo.al

Veliaj: “Mirënjohje ekipeve që po bëjnë një punë kolosale; Çdo qytetar të ruajë higjienën personale dhe distancën”






Pavarësisht mbingarkesës me mbledhjen e mbeturinave, që padyshim këto ditët e karantinës janë shumëfishuar, punonjësit e terrenit po bëjnë çdo ditë e çdo natë edhe pastrimin e dezinfektimin e gjithë qytetit, që ai të jetë sa më i pastër. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte në një nga botet, të cilat bëjnë dezinfektimin në çdo rrugicë të kryeqytetit, me solucion të posaçëm në këto ditë të vështira.


Kreu i Bashkisë kërkoi prej qytetarëve që të tregohen të vëmendshëm ndaj higjienës personale dhe të ruajnë distancimin social. “Ne do të bëjmë punën tonë në bashkëpunim, por kjo nuk do të thotë të jetë justifikim për të thënë: Bashkia e ka bërë dezinfektimin, tani jam ok! Sepse nuk kemi akoma asnjë rast që një i ri të jetë infektuar nga pema, nga ndërtesa, nga rruga. Të gjithë janë infektuar njeriu me njeriun dhe në momentin që njerëzit nuk kuptojnë se do të bëjmë punën tonë të dy bashkë, po ama secili duhet të ruajë higjenën personale, të ruajë distancën dhe të gjithë mjetet e nevojshme”, u shpreh Veliaj.










Punonjësit që çdo natë e gdhijnë me flotën e makinave dezinfektuese në çdo rrugë të Tiranës kujdesen për dezinfektimin e pikave të grumbullimit të mbeturinave gjatë natës, si dhe të pikave të stacioneve të autobusëve që këtë periudhë po përdoren vetëm për personelin mjekësor.



Kryebashkiaku Veliaj nënvizoi se ky dezinfektim nuk shkakton dëme në shëndetin e qytetarëve. “Praktikisht çfarë dezinfektojmë ne, vret virusin. Ajo që duhet me i thënë njerëzve është që do të bëjmë dezinfektimin në maksimum sa mundemi, por secili duhet të ruajë higjIenën e vetë”, tha ai.

Vetëm në një orë, një automjet i tillë mund të mbulojë 40 hektarë, duke bërë që gjithçka të jetë e pastër në kryeqytet.

1


Etiketa: , ,

Pas