Kandidati i PS për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, në prezantimin e programit të tij për ndihmën ekonomike, tha se duhet kopjuar shembulli francez, kur ushqimi i pashitur në supermarkete shkon për të varfërit.
“Duhet të marrim shembullin francez ku ne te kemi një ligj që mund ta bëjmë me Ministrinë e Mirëqenive Sociale ose të kemi një vendim lokal të Këshillit Bashkiak, ku ne të detyrojmë që i gjithë ushqimi i pashitur i supermarketeve të Tiranës të detyrohet të dhurohet për familjet në nevojë,” tha Veliaj.
Në fjalën e tij, Veliaj e ka vënë theksin tek shtresat në nevojë, që sipas tij, ende detyrohen të flenë rrugëve dhe të vuajnë mungesën e ushqimeve.
Ai ka premtuar se në mbledhjen e parë të Këshillit të ri Bashkiak do të mundësojë strehimin në banesa sociale për qindra familje.
“Është e pafalshmë që ende qytetarët e Tiranës flenë në rrugë. I kam kërkuar Këshillit Bashkiak që në mbledhjen e parë t’u japim 365 familjeve strehim në banesat sociale”, ka thënë Veliaj.
Kandidati i majtë ka nënvizuar se, për të arritur këtë qëllim, administrata e re e bashkisë së kryeqytetit do të vendosë kushte të posaçme për ndërtuesit.
ushqimi i pa shitur erioka ja shet dy fisgh te qmimit.pra fiton dy her.si dasmen qe e beri me para te nenes parti.ky hajn edhe mution ta shet.