Politika

Veliaj – studentëve: Kthehuni në auditore






               Publikuar në : 15:34 - 12/01/19 |
mapo.al

Kryebashkiaku Veliaj u kërkon studentëve që t’i rikthehen mësimit dhe të heqin dorë nga bojkoti, pasi po ndikojnë edhe në rikonstruksionin e konvikteve.


“Nëse ka ende studentë që për interes dhe për ideal të partisë vazhdojnë dhe protestojnë, do të thotë se shkolla do të shtyhet në gusht-shtator, ndërsa në tetor ata do të duhet të kthehen. Pra, na lë zero hapësirë që të mund të rregullojmë edhe dhomat. Ndaj, u kërkoj studentëve, jo për politikë, por vetëm për interesin e tyre, shkoni në mësim që shkolla të mbarojë kur duhet, në korrik, që ne të kemi mundësi gjatë muajve gusht-shtator të punojmë nëpër dhoma, dhe kur të ktheheni në tetor, t’i gjeni gati”.



Ndërsa inspektoi punimet për rikonstruksionin e konvikteve te Universiteti i  Mjekësisë, Veliaj tha se po punohet për tu ofruar kushtet më të mira studentëve nga rrethet.

“Së pari, kemi nxjerrë jashtë rezidencës të gjithë zaptuesit politikanë, të cilët këtej frymëzojnë protestat, ose mundohen t’i përdorin dhe keqpërdorin ato, dhe këtej gëzojnë të mirat materiale të mjeljes së studentëve. Kështu që, siç e shikoni, kanë dalë jashtë, dhe për të mbajtur edhe atë premtim që i dhashë Këshillit Bashkiak, që nuk pres leksione nga dikush që vetë zapton dhe na flet pastaj për liri studentore. Prandaj, jashtë politikanët, brenda studentët”.

Gjatë bashkëbisedimt me studentët e mjekësisë, Veliaj u ndal edhe tek Karta e Studentit, për të cilën, tha se i takon me ligjin e ri kjo kompetencë u ka kaluar vetë universiteteve.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas