Aktualitet

Veliaj, të predikosh Golemin teksa pushon në Bali







               Publikuar në : 13:56 - 12/08/19 |
Mapo.al

Mapo.al


Si mund të jenë në këto ditë të nxehta, një palë pushime në Bali? Duket si një ëndërr për shumëkënd. Ne kemi plot personazhe të jetës publike që shkojnë në këtë mrekulli të natyrës, edhe pse është mijëra milje larg. Punojnë, kursejnë dhe ia dalin. Mjaft mirë! Liria e tyre. Kemi edhe politikanë që shkojnë atje. Mapo nuk është aspak kundër pushimeve ekzotike të politikanëve. Ata janë po ashtu njerëz, që kanë nevoja, dhe sidomos duhet të rehatohen pas ngarkesave që nuk i kanë të vogla.

Por ndryshe nga të tjerët, politikanët kanë një detyrim më shumë, t’i shmangen luksit të tepërt dhe të frekuentojnë plazhet dhe destinacionet e Shqipërisë. Sepse ata japin mesazh në çdo moment. Ndoshta kjo është arsyeja pse Rama mësohet se i ka urdhëruar të tijët të qëndrojnë me pushime brenda vendit. Në fund të fundit, kjo i shërben edhe ekonomisë, që paratë e kursyera të shpenzohen këtu.
Rregullit dhe vijës së sjelljes së Ramës i ka shpëtuar Erjon Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës është parë duke kaluar disa ditë në Bali, pak kohë më parë, së bashku me familjen. Dhe nuk ka asgjë të keqe.

Po, kujtojeni pak.

A nuk është pikërisht Erjon Veliaj që nuk kursehet dhe u lëshohet kundërshtarëve pikërisht duke i sulmuar për vizitat e tyre jashtë. U përmend vazhdimisht fluturimet, disave pasaportat. U përmend atyre luksin dhe kërkon t’i vërë në veshtirësi duke i konstrastuar me njerëzit dhe pamundësitë e tyre.
A është Veliaj që flet si i përunjur gjithë kohës dhe predikon nikoqirllëk në shpenzimet që bën. Që thotë se bën punë të mëdha edhe me pak para.

Ky njeri, në publik të krijon idenë se çfarë ka, e le këtu, në Golem, ose maksimumi në Himarë. Por predikimi dhe propaganda janë një gjë, dhe realiteti një gjë tjetër. Realiteti është se Veliaj pushimet i kalon në Bali. Dhe shumë mire bën.

Mjafton ta pranojë. Dhe ne i urojmë pushime të mbara.

*foto nga Bali


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas