fbpx

Aktualitet

Veliaj ti takso e takso, shpërdoro e shpërdoro…





               Publikuar në : 16:00 - 09/05/19 |
Nga Mateo Spaho

Kur u zgjodh Kryetar i Bashkise se Tiranes, pertej qendrimeve politike, banoret e Kryeqytetit prisnin nga nje djale te ri siç Erioni ishte, nje sjellje qytetare dhe mirekuptuese per aktivitetet ekonomike, bizneset, sipermarrjet, dyqanet e shumta dhe fabrikat e pakta qe qyteti ka. Shume shpejt pertej sjelljes se “bute” u shfaq mentaliteti i nje individi qe dukej se ishte rritur dhe brumosur ne kohen e taksave shpronesuese te vitit 1946 e jo ne nje epoke kur pranohet nga gjithkush, te majte e te djathe, se vetem biznesi mund te zhvilloje ekonomine dhe te krijoje punesim ne vend.


Ofensiva e motos “Takso dhe takso, shperdoro dhe shperdoro…” filloi qe ne Janarin e vitit 2016 atehere kur u vendos Taksa e perkoheshme (7 vjecare) mbi mirembajtjen e infrastruktures arsimore. Te gjitha dyqanet e vogla u detyruan te paguajne 4.000 leke te reja ndersa ata qe kishin patur “fatkeqesine” e te qenurit te suksesshem u desh qe te paguanin deri ne 37.000 leke. Nga miliardat e mbledhura nga kjo takse deri me sot, pasi kane kaluar 3 vite, Bashkia Tirane ka ndertuar…0 shkolla te reja (pasi edhe shkolla Kosova u ndertua me parate e Qeverise). Shkollat qe ka premtuar te ndertoje kryetari do te behen natyrisht me PPP. Takso dhe takso, shperdoro dhe shperdoro…



Tarifa e pastrimit per kompanite arrinte deri ne 25.000 leke ne vitin 2015, me Veliajn u rrit ne 50.000 leke dhe keto para shtese Bashkia ja ka dhene kompanise private qe menaxhon landfillin e Sharres duke levruar 8 milion euro ne favor te djegjes se mbeturinave nga Inceneritori. Ka vetem nje problem te vogel, eurot jane dhene por inceneritori eshte vetem ne leter se ne realitet nuk e ka pare ende njeri….Takso dhe takso, shperdoro dhe shperdoro…


Me ane te Keshillit Bashkiak Veliaj rriti me 42% cmimin e ujit per bizneset duke e cuar ate ne 190 leke m/3. Te gjithe e dime mire se kanalizimet e ujerave te bardha dhe te zeza ne Tirane kane qene problematike dhe ato duhen renovuar por cmimi i ujit u rrit vetem pasi Ujesjelles Kanalizime Tirane deklaroi nje fitim me 5 milion dollare. Perse duhet rritur cmimi kur UKT del me fitim te bollshem dhe ka leke per te bere investime? Duke mos u mjaftuar me kaq, pas rritjes se cmimit UKT morri edhe 15 milion euro kredi nga BERZH per permiresimin e rrjetit. Rezultati eshte se ne vitin 2015 Tirana furnizohej me uje te pijshem 11 ore ne dite, sot vetem 10,2 ore ne dite. Te dhenat jane marre nga Enti Kombetar i Ujit. Takso dhe takso, shperdoro dhe shperdoro…

Taksa e ndikimit ne infrastrukture eshte 8 fishuar pasi me pare taksohej 4% e vleres se ndertimit gje qe do te thote rreth 10 euro per meter katror, ndersa tani 8% te vleres se shitjes, qe do te thote 80 euro/m2. Kujdes, kete takse nuk e paguan ndertuesi por ciftet e reja qe blejne me sakrifica per te blere nje shtepi. Mesatarisht per nje apartament te vogel me reth 80 m2 do te thote se i jane dhene Bashkise reth 5.000 euro! Nga kjo takse ne vitin 2018 Veliaj mblodhi 54 milion euro te ardhura por ndertoi sipas buxhetit te tij vetem 14 milion euro vepra urbanistike. Thene ndryshe te marr 4 e te jap 1 (duke shpresuar qe tenderat te kene qene te rregullt).

Gjithashtu vitin e kaluar per te gjitha bizneset e qytetit qe u duhet te transportojne mallra, qarkullimi dhe sidomos parkimi ka qene nje makth. Hapsirat per parkimet e lira jane reduktuar dhe vijat blu kane pushtuar rruget kryesore te qytetit. Duke mos u mjaftuar me 4 milion dollare te ardhura nga parkimet policia Bashkiake ka bere ne vitin 2018 me shume se 70.000 gjoba! Pyes vetem jane bizbeset Tiranes qe mezi presin te gjobiten apo ne qytet nuk ka vendparkime dhe Bashkia ka leshuar policet si taksidare? Nga gjobat jane arketuar edhe afro 4 milion dollare te tjera. Cfare ka bere Bashkia per te zgjidhur problemin e parkimit me keto para? Ka lyer me boje jeshile cepat e rrugeve qe te kaloje nje biciklete cdo dy ore…dhe fatkeqesisht edhe cepave i ka ikur boja tashme. Takso e takso, shperdoro e shperdoro.

Do te mundej te vazhdonim pafund me taksa te tjera per zenien e hapsires publike, hotelet, lokalet, dyqanet, token bujqesore etj…ku merren miliarda leke dhe me to nuk zgjidhen problemet e biznesit dhe te qytetareve por punesohet nje ushtri me militante. Ne vitin 2015 Bashkia Tirane kishte me pak se 4.000 punonjes, sot jane gati 7.000! Parate ja marrim biznesit qe punon e ja japim militantit qe dredh tespiet. Para viteve ’90 e quanin Lufta e Klasave!

Besoj se nje pjese e Biznesit dhe qytetareve te Tiranes kane pershtypjen qe gjithsesi Veliaj ka punuar.

Eshte e thjeshte te punosh kur i zhvat biznesit dhe qytetareve reth 100 milion dollare ne vit. Te gjithe mund ta bejme kete, te shtrojme ndo nje tortuar, te mbjellim per cdo peme ne park nje kulle ne shesh, te sponsorizojme ca pronare televizionesh e te lyejme ca fasada. Te gjithe mund ta bejme, biles edhe Veliaj!

Eh…kujt i behet vone per bizneset e Tiranes dhe per qytetaret e saj…Takso e takso, shperdoro e shperdoro!


Etiketa: , , , , ,

Pas