“Presim në Tiranë kryebashkiakun e ri të Prishtinës; Së bashku të modernizojmë qytetet tona”
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përmes një postimi në rrjetet sociale njofton vizitën e homologut të tij të ri të Prishtinës Përparim Rama, i cili viziton për herë të parë kryeqytetin shqiptar si kryetar Bashkie.
“Tirana e zbukuruar me flamujt e Shqiperise dhe te Kosoves, teksa presim ne Bashkinë e Tiranës Kryetarin e sapo zgjedhur te Prishtines Përparim Rama 🇦🇱❤️🇽🇰
Mezi pres që #EYC2022 të jetë dhe një platformë për të rinjtë e Prishtinës e së bashku t’i modernizojmë kryeqytetet tona!”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale ku ka postuar edhe disa foto nga Tirana e mbushur me flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë.
Tirana e zbukuruar me flamujt e Shqiperise dhe te Kosoves, teksa presim ne Bashki @CityOfTirana Kryetarin e sapo zgjedhur te Prishtines @perparim_rama 🇦🇱❤️🇽🇰
Mezi pres qe #EYC2022 te jete dhe nje platforme per te rinjte e Prishtines e se bashku t'i modernizojme kryeqytetet tona! pic.twitter.com/321Vy8JiQu
— Erion Veliaj #B40TiranaSummit 🇪🇺🇦🇱 (@erionveliaj) January 8, 2022