Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka publikuar një foto nga Washington DC ku shfaqet bashkë me ish-ambasadorin amerikan në vendin tonë Alexander Arvizu.
Në postimin në rrjete sociale, Veliaj shkruan se është gjithmonë kënaqësi të takojë një mik të vjetër si Arvizu.
“Është gjithmonë kënaqësi të takohesh me një mik të vjetër, si ish ambasadori amerikan, Alexander Arvizu, në Washington DC, në ditën e parë pa maska në SHBA”.-shkruan Veliaj.