Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Velipojë ku një person mësohet të jetë plagosur me thikë. Burime të policisë thonë se plagosja ka ndodhur në plazhin e Velipojës. I plagosur ka mbetur shtetasi Alfons Ndoka 62 vjeç banues në Velipojë, i cili është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër, ndërsa autori Vate Lisaj 43 vjeç është arrestuar nga policia. Ndoka mësohet të jetë plagosur me thikë pas një sherri në një lokal.
Njoftimi i policisë
Velipojë/Shkodër
Informacion Paraprak
Me datë 05.05.2019, rreth orës 17:50, në plazh Velipojë, ka ndodhur një plagosje me thikë
Menjëhere kanë shkuar forcat e policisë të Stacionit të Policisë Velipojë dhe falë reagimit të shpejtë është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar shtetasi V. L, 43 vjeç, banues në Velipojë.
Nga kjo ngjarje ka mbetur i dëmtuar shtetasi A. N. 62 vjeç, banues në Velipojë, i cili po dërgohet në Spitalin Rajonal Shkodër
Po kryhen veprimet me grup herimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.